Home / Lajme / Maqedoni / SHBA kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

SHBA kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

23 shtator-
“Për Shtetet e Bashkuara kjo çështje është mbyllur me vetë faktin që e kemi njohur Kosovën në kufijtë aktual. Qëndrimin tonë ua kemi transmetuar disa herë bashkëbiseduesve në Beograd”, ka thënë zyrtari nga administrata e presidentit Obama.

Administrata amerikane në Uashington është absolutisht kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan dhe nuk dëshiron të diskutojë mbi këtë çështje.

Kjo është theksuar për mediat serbe nga selia qendrore e Qeverisë amerikane.

Një zyrtar i lartë i administratës i ka thënë agjencisë tanjug se SHBA-të vlerësojnë se çfarëdo ndryshimi eventual i kufijve do të kishte ndikim ekstrem negativ për stabilitetin e rajonit.

“Për Shtetet e Bashkuara kjo çështje është mbyllur me vetë faktin që e kemi njohur Kosovën në kufijtë aktual. Qëndrimin tonë ua kemi transmetuar disa herë bashkëbiseduesve në Beograd”, ka thënë zyrtari nga administrata e presidentit Obama.

Ky reagim nga ëashingtoni vjen një ditë pasi kryeministri serb Ivica Daçiq ka deklaruar se ndarja e Kosovës është e vetmja zgjidhje e mundshme dhe reale.

Ngjashëm sikur SHBA në Bruksel kanë folur sot edhe autoritete të larta të Bashkimit Evropian.

Edhe Gjermania tashmë disa e ka bërë të qartë qëndrimin vet për Kosovën si vend me tërësinë aktuale territoriale si kushte për integrimin e Serbisë.INA

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *