Home / Lajme / Maqedoni / Shënohen vizëbardhat në rrugët e qytetit

Shënohen vizëbardhat në rrugët e qytetit

Vijat e sinjalizimit rrugorë shënohen gjatë orëve të natës, respektivisht çdo ditë nga ora 23:00, ndërkaq, punimet janë vazhdimësi e aksionit të mëhershëm për shënimin e vijave në të gjitha rrugët e qytetit dhe në kuadër të rregullimit të përgjithshëm të komunikacionit rrugorë.

Ka vazhduar aksioni për shënimin e vijave të komunikacionit në qytet. Të martën janë shënuar vijat në rrugën e “Ilindenit”, ndërkaq i gjithë aksioni filloi një javë më parë kur u shënuan vijat në pjesën nga unaza tek rruga industriale deri tek udhëkryqi me rrugën “V.ll.Miladinovi” (Xhamia e Larme).
Nga dita e mërkurë do të vijohet me punimet për shënimin e vijave të komunikacionit nga udhëkryqi me rrugën “Industriale” deri tek UEJL.

Vijat e sinjalizimit rrugorë shënohen gjatë orëve të natës, respektivisht çdo ditë nga ora 23:00, ndërkaq, punimet janë vazhdimësi e aksionit të mëhershëm për shënimin e vijave në të gjitha rrugët e qytetit dhe në kuadër të rregullimit të përgjithshëm të komunikacionit rrugorë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *