Home / Lajme / Maqedoni / Shënohet Dita ndërkombëtare e mbrojtjes së shtresës së ozonit

Shënohet Dita ndërkombëtare e mbrojtjes së shtresës së ozonit

17 shtator-“Këtu jam t’i uroj Qeverisë dhe të gjitha palëve të involvuarve për përpjekjet për ruajtjen e shtresës së ozonit. Falë përpjekjeve të Qevrisë në ballafaqimin me këtë problem, Maqedonia ka përparësi në lëvizjen për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor” theksoi Bojd.

Me punëtori dhe promovim të broshurës me temë “Efikasiteti energjetik” sot u shënua Dita ndërkombëtare e mbrojtjes së shtresës së ozonit – 16 Shtatori, e cila sivjet është e ndërlidhur me shënimin e 25 vjetorit nga miratimi i Protokollit të Monteralit.

“Republika e Maqedonisë nga vitit 1997 është pjesë e familjes së anëtareve të Protokollit, i cili është dokumenti i vetëm ekologjik, i miratuar prej të gjithë 196 vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Prej atëherë në suaza të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ekziston edhe Zyra për mbrojtjen e shtresës së ozonit e cila vazhdimisht punon në drejtim të realizimit të qëllimeve kryesore – reduktimin e 99 për qind nga shpenzimi i substancave që e dëmtojnë ozonin” tha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi.

Në suaza të shënimit të 20 vjetorit nga Protokolli i Monteralit, siç tha Ademi, vendi ynë mori tre çmime prestigjioze ndërkombëtare në Programin e mjedisit jetësor pranë Kombeve të Bashkuara.

Koordinuesja e përhershme e Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Diadra Bojd ministrit Ademi i ndau plaketë si konfirmim dhe mirënjohje për rolin e Ministrisë dikasteriale, Qeverisë dhe shoqatës qytetare për mbrojtjen e shtresës së ozonit për gjeneratat e ardhshme.

“Këtu jam t’i uroj Qeverisë dhe të gjitha palëve të involvuarve për përpjekjet për ruajtjen e shtresës së ozonit. Falë përpjekjeve të Qevrisë në ballafaqimin me këtë problem, Maqedonia ka përparësi në lëvizjen për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor” theksoi Bojd.

Ministri Ademi tha se kjo plaketë është mirënjohje për të punësuarit në Ministrinë dikasteriale, për të gjitha institucionet shtetërore në Republikën e Maqedonisë, për të gjithë qytetarët, sektorin joqeveritar, si dhe për të gjithë ish ministrat.

“Kjo plaketë dhe kjo ngjarje sot janë shembull kur jemi konzistent, kur vazhdojmë me projektet të cilat filluan ndoshta edhe para disa viteve, rezultatet janë të pranishme. Kjo plaketë është shembull, për bashkëpunim të shteteve me institucionet ndërkombëtare, të cilat i mbështetin aktivitete dhe projektet e tilla” tha Ademi.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *