Home / Sport / Shkëndija: “Ballistët” ose shoqatë, ose jashtë!

Shkëndija: “Ballistët” ose shoqatë, ose jashtë!

“Ne kërkojmë që ‘Ballistët’ të organizohen në shoqatë legjitime, të kenë kontroll ndaj anëtarëve të tyre dhe të bartin përgjegjësi ndaj sjelljeve që dëmtojnë klubin. Për këtë vendim komesari për siguri Rexhep Luma ka njoftuar edhe policinë edhe ‘Ballistët’. Puna e bojkotit është shpikje e dikujt dhe ne u’a bëjmë me dije të gjithve se deri sa dikush investon në skuadër, nuk ka të drejtë askush të kërkojë llogari për asgjë. Ne si kryesi jemi të gatshëm që ‘Ballistëve’ t’u ofrojmë ndihmë përmes njerëzve tanë, në drejtim të legalizimit të shoqatës së tyre, të futjes së punëve në binarët e duhur dhe më pas dihet se vendi i tyre është në tribunë. Mirëpo deri sa kjo nuk ndodh u’a bëjmë me dije se derët e stadiumit për tifozë të organizuar do të jenë të mbyllura”, sqarojnë nga kryesia e Shkëndijës.

Fitorja e lartë 5:1 dhe loja e shkëlqyeshme kundër Rabotnickit ka lënë nën hije një problem në organizimin e ndeshjes. Grupi i tifozëve ‘Ballistët’ paralajmëruan se kthehen në stadium dhe në fakt ata arritën të futen në tribunë në castet që fillonte takimi. Në shikim të parë gjithcka duket në rregull, mirëpo gjërat nuk qëndrojnë ashtu. “Nuk është e vërtetë se ne kemi plotësuar kërkesat e ‘Ballistëve’, përkundrazi, ata kanë qenë të paralajmëruar se nuk do të lejohen të futen në stadium dhe dyert i kishin të mbyllura. Ata hynë në stadium pasi policia pa lejen tonë u’a hapi dyert dhe ne për këtë lëshim të forcave të rendit do të ankohemi në organet kompetente. Shkëndija ka njerëz që meren me organizimin e punëve dhe ata patjetër të respektohen edhe nga policia”, thuhet në reagimin e drejtuesve të Shkëndijës, të cilët më tej sqarojnë problemin. “Nuk është e vërtetë se ‘Ballistët’ bojkojtojnë Shkëndijën, por realiteti është se pas ndodhive në ndeshjen me Portadounin në Kumanovë, kryesia e klubit ka vendosur t’u japë fund dëmtive që i bëhen skuadrës dhe të mbyllë dyert e stadiumit për ta. Ne kërkojmë që ‘Ballistët’ të organizohen në shoqatë legjitime, të kenë kontroll ndaj anëtarëve të tyre dhe të bartin përgjegjësi ndaj sjelljeve që dëmtojnë klubin. Për këtë vendim komesari për siguri Rexhep Luma ka njoftuar edhe policinë edhe ‘Ballistët’. Puna e bojkotit është shpikje e dikujt dhe ne u’a bëjmë me dije të gjithve se deri sa dikush investon në skuadër, nuk ka të drejtë askush të kërkojë llogari për asgjë. Ne si kryesi jemi të gatshëm që ‘Ballistëve’ t’u ofrojmë ndihmë përmes njerëzve tanë, në drejtim të legalizimit të shoqatës së tyre, të futjes së punëve në binarët e duhur dhe më pas dihet se vendi i tyre është në tribunë. Mirëpo deri sa kjo nuk ndodh u’a bëjmë me dije se derët e stadiumit për tifozë të organizuar do të jenë të mbyllura”, sqarojnë nga kryesia e Shkëndijës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *