Home / Sport / Shkëndija beson në cerekfinale

Shkëndija beson në cerekfinale

“Na pret ndeshje e vështirë, mirëpo ne jemi të gatshëm për një gjë të tillë. Skuadra po përmirëson formën dhe paraqitja kundër Teteksit dëshmon një gjë të tillë. Epërsia jonë edhe pse është minimale, gjithsesi është mirë që shkojmë me avantazh, që gjithsesi s’na garanton asgjë. Ne nuk do shkojmë të mbrohemi, do luajmë lojën tonë të zakonshme për fitore dhe besojmë se në fund ne do jemi skuadra që do kalojmë raundin”, deklaroi kapiteni i Shkëndijës, Izair Emini.

Të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, në të cilën skuadrat që siguruan epërsi pas ndeshjeve të para, do të kërkojnë të ruajnë të njëjtën, ndërsa tjerat shpresojnë në përmbysje të rezultatit, me qëllim të vetëm, kualifikimin në mesin e tetë skuadrave më të mira në këtë garë. Ndeshja më interesante pritet të zhvillohet në Shtip, ku Bregallnica pret Shkëndijën e Tetovës. ‘Kuqezinjtë’ drejt Shtipit shkojnë me epërsi 1:0 nga ndeshja e parë, epërsi e mirë, por që s’garanton asgjë. Për më shumë, nëse kujtojmë se vitin e kaluar Shkëndija në këtë fazë udhëtonte drejt Shtipit me epërsi 2:0, ndërsa pasi humbi me të njëjtin rezultat, eliminimi erdhi në ekzekutimin e penaltive. Mirëpo nga skuadra tetovare tani paralajmërojnë se nuk do të lejojnë që të përsëritet ai gabim, të gjithë futbollistët janë optimistë për këtë sfidë, fitorja 4:1 ndaj Teteksit ka ngritur atmosferën në skuadër, ndërsa premtojnë se do japin maksimumin, në kërkim të avansimit në raundin e rradhës. “Na pret ndeshje e vështirë, mirëpo ne jemi të gatshëm për një gjë të tillë. Skuadra po përmirëson formën dhe paraqitja kundër Teteksit dëshmon një gjë të tillë. Epërsia jonë edhe pse është minimale, gjithsesi është mirë që shkojmë me avantazh, që gjithsesi s’na garanton asgjë. Ne nuk do shkojmë të mbrohemi, do luajmë lojën tonë të zakonshme për fitore dhe besojmë se në fund ne do jemi skuadra që do kalojmë raundin”, foli me optimizëm kapiteni i Shkëndijës, Izair Emini. Trajneri Shaqiri ka të gatshëm të gjithë futbollistët, ndërsa hendikep për të do të jetë vetëm mungesa e Ertan Demirit, që do të pushojë pas kartonit të kuq me Teteksit. Për dallim nga Shkëndija që pritet ta ketë më të vështirë, skuadrat tjera tetovare pritet pa problem të kalojnë në raundin tjetër. Renova pas fitores 5:0 në transfertën me 11 Oktomvrin, duket e sigurtë në fazën e ardhshme dhe ndoshta trajneri Osmani në këtë takim do luajë me formacionin rezervë. “Rezultati nga ndeshja e parë në mundëson që të jemi pak më komod, mirëpo ne gjithsesi këtë ndeshje e shikojmë me një seriozitet. Ndoshta do ketë ndryshime në formacion, mirëpo ato që do jenë në fushë, do japin maksimumin, në kërkim të një fitore tjetër ndaj 11 Oktomvrit”, u shpreh mesfushori i krahut të Renovës, Sajmir Fetahi. Drita e Bogovinës me trajnerin e ri Ane Andonovski pritet të kalojnë Pobeda Juniorin, me të cilët barazuan 0:0 në ndeshjen e parë në Prilep. “Atë që nuk e bëmë në ndeshjen e parë, do ta bëjmë tani në Bogovinë. Dallimi në kualitet është i madh dhe ne presim fitore të sigurtë ndaj Pobeda Juniorit dhe kualifikim në cerekfinale”, tha mesfushori i Dritës, Burim Sadiku. Teteksi pas fitores 2:0 në ndeshjen e parë, tani pritet në Tetovë të komfirmojë kualifikimin përballë Lokomotivës. Bashkimi pas barazimit 1:1 në Kumanovë me Sileksin, tani në transfertë shpreson të kompletojë një tjetër befasi, megjithse janë të vetëdijshëm se kundërshtari është favorit i madh. Në ndeshjet tjera, Vardari pritet të kalojë Euromilkun pas fitores 2:0 në takimin e parë, Pelisteri në Manastir pret Babin me epërsi 5:0 nga ndeshja e parë, ndërsa Horizonti pret Metalurgun me të cilët barazuan 3:3 në përballjen e parë e zhvilluar në Shkup.

Ndeshjet kthyese të 1/8 së finales, e mërkurë ora 15:00 :
Bregallnica – Shkëndija (0-1)
Drita – Pobeda Junior (0-0)
Sileksi – Bashkimi (1-1)
Renova – 11 Oktomvri (5-0)
Euromilk – Vardari (0-2)
Babi – Pelisteri (0-5)
Horizont T. – Metalurg (3-3)
Teteksi – Lokomotiva (2-0)

Në kllapa janë rezultatet nga ndeshjet e para.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *