Home / Sport / Shkëndija do t’u rrikthehet fitoreve

Shkëndija do t’u rrikthehet fitoreve

“Stafi teknik na ka paralajmëruar për lëshimet tona në ndeshjen e fundit dhe gjatë javës kemi tentuar të eliminojmë të njëjtat. Besojmë se sfida me Napredokun ishte vetëm një ditë e dobët dhe se nga takimi i rradhës Shkëndija do t’u rrikthehet fitoreve. Kemi orar të favorshëm me seri të ndeshjeve në teren vendas dhe ne besojmë në një seri të gjatë fitoresh, të cilat do të na ngjesin atje ku e kemi vendin, në kreun e tabelës”, deklaroi mbojtësi i Shkëndijës, Sedat Berisha.

Humbja 3:1 përballë Napredokut është lënë pas nga futbollistët e Shkëndijës, të cilët kërkojnë që gjithë vëmendjen të drejtojnë kah sfida e rradhës, kur të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë përballen me rivalin e madh lokal, Teteksin. Përshtypja e përgjithshme është se kundër Napredokut ekipi kishte një pjesë të parë katastrofale, e cila më pas nuk mundi të kompensohet në fraksionin e dytë, kur ekipi pati përmirësim të dukshëm. Trajneri Shaqiri, pas sfidës së fundit kërkon nga futbollistët që të tentojnë të eliminojnë gabimet e shfaqura në lojë dhe me optimizëm të shikojnë në ndeshjet e rradhës. “Napredoku i takon të së kaluarës për ne dhe tani mendojmë për sfidën e rradhës me Teteksin. Luajtëm dobët dhe disfata ishte e merituar. Mirëpo ne nuk humbim besimin në potencialin tonë dhe këtë do të tentojmë ta shfaqim që në takimin e rradhës. Teteksi me fitoren e fundit duket se po këndellet, mirëpo ne mendojmë vetëm për fitore dhe tre pikë të reja”, shprehet me optimizëm mbrojtësi i Shkëndijës, Sedat Berisha. “Stafi teknik na ka paralajmëruar për lëshimet tona në ndeshjen e fundit dhe gjatë javës kemi tentuar të eliminojmë të njëjtat. Besojmë se sfida me Napredokun ishte vetëm një ditë e dobët dhe se nga takimi i rradhës Shkëndija do t’u rrikthehet fitoreve. Kemi orar të favorshëm me seri të ndeshjeve në teren vendas dhe ne besojmë në një seri të gjatë fitoresh, të cilat do të na ngjesin atje ku e kemi vendin, në kreun e tabelës”, përfundoi Berisha. Ndryshe Shkëndija këto ditë është duke punuar me formacion të kompletuar para sfidës me Teteksin, ndërsa në ekip është kthyer edhe mbrotjësi i djathtë, Mexhit Neziri, i cili mungoi kundër Napredoku për shkak të një virusi. Sfida Shkëndija-Teteksi, luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 15:30.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *