Home / Sport / Shkëndija minimalisht, Renova bindëse

Shkëndija minimalisht, Renova bindëse

Të dielën u zhvilluan ndeshjet e para të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, në të cilat skuadrat shqiptare morën kryesisht rezultate pozitive. Renova pas fitores 5:0 në fushë të 11 Oktomvrit duket e sigurtë në 1/4 e finales, Drita ka nxjerë barazim 0:0 në transfertën me Pobeda Juniorin, Bashkimi ka barazuar 1:1 me Sileksin, ndërsa Shkëndija në Tetovë mundi 1:0 Bregallnicën. Ndeshjet e kthimit në program janë më 26 shtator.

Njëra prej ndeshjeve më interesante të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, u zhvillua në stadiumin e qytetit në Tetovë, ku Shkëndija mundi Bregallnicën me rezultatin 1:0. Edhe pse ‘kuqezinjtë’ pritnin dhe ndoshta edhe merituan fitore më bindëse, megjithatë në fund nuk arritën të prekin më shumë se një herë portën e skuadrës nga Shtipi. Fillimi i ndeshjes u takoi vendasve, të cilët falë formacionit të fuqishëm që posedojnë me minuta të tërë kontrollonin topin në mesfushë, deri sa kundërshtari nuk arrinte t’ua rëmbejë. Momenti vendimtar i ndeshjes ndodhi në minutën e 10-të, kur Demiri për mrekulli nisi një askion nga pjesa e vetë, pasoi për Pollozhanin i cili me mjeshtëri të madhe me parabolë pasoi në hapsirë për Demirin, ndërsa ky i fundit me goditje precize me të majtën, coi topin në cepin e poshtëm të portës së Bregallnicës. 1:0 për Shkëndijën dhe delirium në stadium. Vetëm një minutë më vonë vendasit kishin rast të 100 % për të sjellë golin e dytë. Përsëri Demiri nismëtar i aksionit, ndërsa Pollozhani me një tjetër assist të përkryer nxjer Ejupin të vetmuar para portierit mysafir, mirëpo sulmuesi i Shkëndijës nuk arriti të realizojë. Në vazhdim tempoja e lojës ra, ndoshta e ndikuar nga moti i vështirë, ndërsa në pjesën e dytë vecojmë goditjen e Eminit nga gjuajtja e lirë dhe aksionin e përkyer të Shkëndijës, kur Demiri godit për pak mbi kokë. Në fund Shkëndija fitoi 1:0, por ky rezultat nuk garanton revansh të qetë për ‘kuqezinjtë’ në Shtip. “Më e rëndësishme është fitorja edhe pse ndoshta është dashtur të jetë më e thellë. E dyta që dua të potencoj është se ndeshja u zhvillua në kushte jashtëzakonisht të papërshtatshme dhe nga FFM-ja duhet të mendojnë mirë, para se të sjellin vendime të këtilla. Normal thash se fitorja ka rëndësi, unë jam i kënaqur që kam hyrë në një seri të shënimit të golave, por më e rëndësishme është që Shkëndija të shkojë përpara. Besoj se ekipi ynë ka forcë që të fitojë edhe në ndeshjen e kthimit dhe të vazhdojë garat në Kupën e Maqedonisë’, deklaroi autori i golit të vetëm në fitoren ndaj Bregallnicës, Ertan Demiri. Skuadra e Renovës që tani mund të mendojë për fazën e 1/4 së finales, pasi që në transfertë kanë mundur 11 Oktomvrin me rezultatin 5:0. Velija, Pandev dy herë, Skenderi dhe Fetai ishin autor të golave të Renovës, në fitoren bindëse në Prilep, ndërsa interesant është fakti se të pesë golat janë shënuar në pjesën e dytë. Bashkimi i Kumanovës ka arritur të luajë baraz 1:1 me Sileksin e Kratovës dhe ky rezultat është befasi nëse llogarsim faktin se kumanovarët garojnë në Ligën e Tretë, ndërsa përballë kishin ekip elitar. Drita e Bogovinës të shtunën barazoi 0:0 në Prilep me Pobeda Juniorin dhe ky rezultat është i favorshëm para ndeshjes së kthimit në Bogovinë. Në njërin prej takimeve më intersante Metalurgu ka barazuar 3:3 me Horizont Turnovën. Lokomotiva është mundur në fushë të vet 2:0 nga Teteksi, ndërsa Pelisteri me 5:0 shkatëroi Babi-n. Ndeshja Vardari-Euromilku është shtyrë për datë 19 shtator, ndërsa ndeshjet e kthimit në program janë më 26 shtator.

Dyshet e 1/8 së finales:

Metalurgu 3–3 Horizonti
Lokomotiva 0–2 Teteksi
Bashkimi 1–1 Sileksi
Pelisteri 5–0 Babi
Shkëndija 1–0 Bregallnica
Pobeda J. 0–0 Drita
11 Oktomvri 0–5 Renova
Vardari – Euromilk (19.09.2012)

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *