Home / Sport / Shkëndija pa 4 futbollist standard kundër Renovës

Shkëndija pa 4 futbollist standard kundër Renovës

Ertan Demiri vuan dënimin e kartonit të kuq, që mori të dielën e kaluar me Teteksin, Burhan Alijii ka grumbulluar 5 kartonë të verdhë, ndërsa për shkak të lëndimit do të mungojnë kapiteni Izair Emini dhe zëvendësi i tij, Muhamet Huseini.

Skuadra e Shkëndijës në derbin lokal do të jetë pa 4 futbollistë standard, të cilët në këtë takim do të jenë jashtë kombinimit. Ertan Demiri vuan dënimin e kartonit të kuq, që mori të dielën e kaluar me Teteksin, Burhan Alijii ka grumbulluar 5 kartonë të verdhë, ndërsa për shkak të lëndimit do të mungojnë kapiteni Izair Emini dhe zëvendësi i tij, Muhamet Huseini. Gjithsesi se këta mungesa të rëndësishme hapin kokëdhimbje për trajnerin Shaqiri, i cili duhet të gjejë alternative për futbollistët që nuk do t’i ketë në shërbim. Kështu pritet që Shkëndija ndeshjen me Renovën ta nisë me këtë formacion: Nikov në portë, Berisha dhe Mishkovski në qendër të mbrojtjes, me Nezirin dhe Cuculin në krahë. Qendra e mesfushës pritet të mbulohet nga Pollozhani dhe Selmani, ndërsa në krahë do të luajnë Shabani në të djathtë dhe Taipi në të majtë. Nexhipi do të ketë rolin e gjysmësulmuesit, ndërsa Ejupi do të jetë futbollisti më i avansuar nga i cili do të priten gola në rrjetën e Renovës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *