Home / Sport / ‘Shkëndijë’ spektakulare

‘Shkëndijë’ spektakulare

“Në cdo ndeshje që kalon, Shkëndija luan gjithnjë e më mirë, skuadra kompletohet, jo në aspekt të futbollistëve, por të lojës që tregon dhe forcës fizike. Spektakli që dhuruan futbollistët në pjesën e dytë nuk do të jetë i fundit, do të ketë edhe ndeshje tjera ku Shkëndija do të sjellë spektakël në fushën e lojës, prandaj unë ftoj sa më shumë publik të vijë në stadium që së bashku të festojmë fitore të reja”, porositi trajneri ‘kuqezi’, Artim Shaqiri.

Simfoni ‘kuqezi’, nën orkestrin e dirigjuar nga Artim Shaqiri. Kjo ndoshta është fjalia që sadopak mund të përshkruajë paraqitjen e Shkëndijës në derbin me Rabotnickin, të fituar me rezultatin e lartë 5:1 nga ‘kuqezinjtë’. Një ‘Shkëndijë’ e frikshme ka goditur ‘pesë herë’ Rabotnickin e Shkupit. ‘Kuqezinjtë’ tetovarë mundën me rezultatin e lartë 5:1 ekipin shkupjan, duke i dhënë tre pikë të reja Shkëndijës në ndeshjen më interesante të javës së pestë në Ligë e Parë të futbollit në vend. 5 000 spektatorë të tubrar në stadiumin e qytetit në Tetovë, më në fund kishin mundësi të shohin ‘shkëlqimin’ e ekipit të tyre, të cilët në tërësi demoluan kundërshtarin, duke u mbajtur falas orë mësimi të futbollit modern. Në një ndeshje ku shkëlqyen të gjithë futbollistët, dallohet kapiteni Emini me dy gola të shënuar dhe assiste në realizimet e Demirit, Ejupit dhe Pollozhanit. “Jam i kënaqur në rradhë të parë pasi ishte një ndeshje korrekte, në të cilin publiku mbeti i kënaqur me rezultatin dhe lojën. Ne kishim një rënie pas avantazhit fillestar, kur lejuam që miqtë të kenë një traversë dhe më pas edhe të barazojnë. E mirë është që shpejt u përmirësuam, morëm kontrollën e lojës dhe arritëm në fund të shënojmë fitore bindëse”, deklaroi pas ndeshjes trajneri i Shkëndijës, Artim Shaqiri, për të cilin kjo ishte fitorja e dytë në ndeshjen e tij të tretë, deri sa në mesjavë barazoi pa gola me Bregallnicën. Njëherit goli i pranuar në këtë ndeshje, ishte i pari që pranon Shkëndija nën drejtimin e trajnerit Shaqiri, që duket se ka kthyer atmosferën në ekip dhe drejton skuadrën në rrugën e duhur. Spektakli i dhuruar në pjesën e dytë, sipas Shaqirit do të përsëritet edhe në ndeshjet e rradhës. “Në cdo ndeshje që kalon, Shkëndija luan gjithnjë e më mirë, skuadra kompletohet, jo në aspekt të futbollistëve, por të lojës që tregon dhe forcës fizike. Spektakli që dhuruan futbollistët në pjesën e dytë nuk do të jetë i fundit, do të ketë edhe ndeshje tjera ku Shkëndija do të sjellë spektakël në fushën e lojës, prandaj unë ftoj sa më shumë publik të vijë në stadium që së bashku të festojmë fitore të reja”, porositi trajneri ‘kuqezi’, Artim Shaqiri, i cili në ndeshjen e tij të tretë në pankinë, kishte rastin që të shënojë pas emrit të tij fitoren më të lartë të Shkëndijës në historikun e saj në një ndeshje të Ligës së Parë. Njëkohësisht ish-kampionët e vendit i shkaktuan Rabotnickit humbjen më të lartë në elitën e futbollin në Maqedoni. Pas fitore së lartë, futbollistët kanë marrë pushim të merituar, ndërsa vëmendja tani do të drejtohet ka sfida e rradhës, kur të dielën ‘kuqezinjtë’ në Tetovë presin Bregallnicën në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *