Home / Lajme / Maqedoni / Shkupi të përmbush obligimet që ka para BE

Shkupi të përmbush obligimet që ka para BE

27 shtator-“E inkurajojmë Qeverinë të vazhdojë me procesin e shkëlqyer të reformave veçanërisht në lirinë e mediave, legjislacionin zgjedhor dhe financimin e partive politike. E theksojmë rëndësinë, pajtimin, lirinë e mediave dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore që gjithashtu është prioritet i Qeverisë suaj, ndërsa këtu gjithsesi është edhe zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit”, tha Krejton.

Irlanda është mike e Maqedonisë dhe fuqimisht i mbështet rekomandimet e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, theksoi Lusinda Krejton, ministre për çështje evropaine e Irlandës pas takimit të sotëm në Shkup me zëvendëskryeministren për çështje evropiane Teuta Arifi.

Në prag të kryesimit irlandez me BE-në, Krejton e përshendeti Diaologun inkuadrues të nivelit të lartë si formë konstruktive të angazhimit ndërmjet Komisionit Evropian dhe Maqedonisë dhe theksoi se pret që ai të vazhdojë në mënyrë konstruktive siç ka qenë rasti edhe deri tani.

Lidhur me kontestin për emrin ajo shtoi se Irlanda konsideron se nuk duhet të përzihet në punët bilaterale ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, por pret që kontesti të zgjidhet sa është e mundur më shpejt.

“E inkurajojmë Qeverinë të vazhdojë me procesin e shkëlqyer të reformave veçanërisht në lirinë e mediave, legjislacionin zgjedhor dhe financimin e partive politike. E theksojmë rëndësinë, pajtimin, lirinë e mediave dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore që gjithashtu është prioritet i Qeverisë suaj, ndërsa këtu gjithsesi është edhe zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit”, tha Krejton.

Zëvendëskryeministrja Arifi theksoi se takimin e sotëm e ka shfrytëzuar që ta informojë për arritjet në suaza të Dialogut inkuadrues të nivelit të lartë dhe realizimin e obligimeve nga Udhërrëfyesi me BE-në me ç’rast theksoi se të dyja janë dakorduar se procesi jep kontribut të madh për afrimin e Maqedonisë drejt Unionit. Nënvizoi se pret që mbështetja për këtë proces të vazhdojë nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, përfshirë edhe Irlandën si miken tonë.

“Shumë është me rëndësi që ky proces të hapet dhe më tej edhe të ketë përfundim të mirë deri në fund të vitit”, tha Arifi.

Duke u përgjugjur në pyetjen e gazetarëve, Arifi tha se kontesti për emrin nuk ka qenë pjesë e bisedimeve në suaza të Dialogut inkuadrues të nivelit të lartë i cili, ka qenë kryesisht i fokusuar në çështjet që kanë të bëjnë me kriteret ekonomike dhe politike për anëtarësim në BE.

“Gjithsesi se vazhdojmë dhe do të vazhdojmë të jemi të hapur dhe konstruktivë lidhur me çështjen dhe të japin kontribut edhe më të madh në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjitha vendet nga fqinjësia dhe rajoni. Presim apsolutisht që kjo marrëdhënie e parneritetit të vendeve-anëtare nga BE të vazhdojë si mbështetje që e meritojmë si qytetarë të Republikës së Maqedonisë”, tha Arifi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *