Home / Lajme / Maqedoni / Shpallet thirrje për komunat dhe ekonomitë bujqësore për financa nga Programi për mbështetje të zhvillimit rural

Shpallet thirrje për komunat dhe ekonomitë bujqësore për financa nga Programi për mbështetje të zhvillimit rural

1 shtator – Mjetet financiare janë dedikuar për investime për furnizimin e mjeteve të reja themelore, për shpenzime operative të lidhura me mjetet e furnizuara dhe shpenzime të tjera të parapara me Programin. Mbështetja financiare paguhet në lartësi prej 100 për qind nga vlera e shpenzimeve të pranueshme të aprovuara për investime është e pakthyeshme.

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural sot shpalli thirrje për parashtrimin e kërkesave për shfrytëzimin e financave nga Programi për mbështetje financiare në zhvillimin rural për vitin 2012. Për masat e investimeve në infrastrukturë për zhvillim të bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës në mjediset rurale. Thirrja në të cilën mund të aplikojnë komunat dhe ekonomitë bujqësore zgja deri më 1 tetor të këtij viti.

Mjetet financiare janë dedikuar për investime për furnizimin e mjeteve të reja themelore, për shpenzime operative të lidhura me mjetet e furnizuara dhe shpenzime të tjera të parapara me Programin. Mbështetja financiare paguhet në lartësi prej 100 për qind nga vlera e shpenzimeve të pranueshme të aprovuara për investime është e pakthyeshme.

Formulari-kërkesë për shfrytëzimin e mjeteve së bashku me listën e dokumenteve të nevojshme dhe Udhëzimi për shfrytëzuesit mund të merret në Agjencinë për mbështetje financiare në zhvillimim bujqësor dhe rural, si dhe në ueb-faqen e Agjencisë www.ipardpa.gov.mk. Kërkesat e plotësuara dorëzohen deri te Agjencia për mbështetje financiare në zhvillimin bujqësor dhe rural.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *