Home / Lajme / Maqedoni / Shqipëria me më shumë multimilionerë

Shqipëria me më shumë multimilionerë

26 shtator-Raporti bën të ditur se në Maqedoni ka 35 multimilionerë, por edhe kjo shifër nuk është e pakët, pasi që Maqedonia radhitet në kuotat e larta, para Malit të Zi me 21 multi – milionerë, dhe pas Bullgarisë dhe Qipros që numërojnë nga 45 multi – milionerë.

Shqipëria rezulton me numrin më të madh të multi – milionerë në Ballkan, ndërsa Maqedonia ka 35 multi-milionerë.

Kjo bëhet e ditur përmes një studimi mbi pasurinë të “World Ultra ëealth 2012-2013”, ku Shqipëria radhitet e 37-ta në Evropë sa i përket numrit të të pasurve milionerë, duke lënë pas shumë vende të Evropës dhe Ballkanit. Sipas raportit, Në Shqipëri janë 55 multi – milionerë, ndërsa vlera e përbashkët e pasurisë së tyre arrin në mbi 7 miliardë dollarë amerikan.

Raporti bën të ditur se në Maqedoni ka 35 multimilionerë, por edhe kjo shifër nuk është e pakët, pasi që Maqedonia radhitet në kuotat e larta, para Malit të Zi me 21 multi – milionerë, dhe pas Bullgarisë dhe Qipros që numërojnë nga 45 multi – milionerë.

Studimi ka përfshirë 53.441 persona të tillë që numërohen aktualisht në mbarë Evropën, ndërsa për Shqipërinë nuk ka pasur lëkundje sa i përket numrit të multi – milionerëve, për shkak se nuk ka lëvizur pasuria dhe bizneset e tyre. Derisa në shumë vende të tjera të Evropës, janë larguar nga lista e multi – milionerëve mbi 1.050 veta, që nuk gëzojnë epitetin multi – milionerë, për shkak të krizës financiare dhe ekonomike.

Numrin më të madh të multi-milionerëve në Europë e ka Gjermania, e cila renditet në vendin e parë në raport me 15 770 multi-milionerë, e ndjekur nga Britania, Zvicra dhe Franca, ndërsa në vendin e fundit është Malta me 16 super të pasur. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *