Home / Lajme / Maqedoni / Shtohen vjedhjet e biçikletave

Shtohen vjedhjet e biçikletave

Të njejtat pasi vidhen shiten në pjesë të imta nëpër pika grumbulluese të hekurit. Muajin e kaluar në Gostivar dhe Tetovë sipas të dhënave që posedon policia është ritur numri i vjedhjeve të biçikletave dhe motoçikletave. Vjedhjet e tyre zakonisht janë kryer nëpër oborre, ndërtesa, para dyqaneve, bankave dhe hapësirave tjera publike.

Urim Hasipi
Dukuria e vjedhjeve të ndryshme nuk ka të ndalur në territorin e Pollogut. Krahas vjedhjeve klasike nëpër shtëpi dhe prona tjera, hajnave nuk u kanë shpëtuar as biçikletat e ndryshme të harruara në vende publike apo të parkuara para ndërtesave, transmeton TV KOHA

Të njejtat pasi vidhen shiten në pjesë të imta nëpër pika grumbulluese të hekurit. Muajin e kaluar në Gostivar dhe Tetovë sipas të dhënave që posedon policia është ritur numri i vjedhjeve të biçikletave dhe motoçikletave. Vjedhjet e tyre zakonisht janë kryer nëpër oborre, ndërtesa, para dyqaneve, bankave dhe hapësirave tjera publike.

“Vjedhësit janë shumë të shpejt dhe të aftë kur veprojnë, në të shumtën e rasteve përdorin edhe mjete të forta për prerje të zinxhirëve për lidhje ose dorrëzat e sigurimit me të cilat janë lidhur në rrotën e parë ose të pasme. Menjëherë pas vjedhësit me shpejtësi largohen nga vendi. Më tërheqës për ata janë të ashtuquajturat biçikletat e shpejta të cilat janë më të shtrenjta dhe më të kërkuara në tregun e zi. Biçikletat më të vjetra më së shumti i shesin nëpër pikat e grumbullin të hekurit, por paraprakisht këta biçikleta coptohen”, thuhet në një raport të Policisë së Tetovës, transmeton TV KOHA.

Nga policia e Tetovës apelojnë tek pronarët e biçikletave që maksimalisht t`i sigurojnë kur hyjnë në dyqane apo oborre të shtëpive, veçanërisht në hyrje të ndërtesave dhe kohë pas kohe të kontrollojnë vendin e parkimit. Edhe pse një numër i madh i biçikletave të vjedhura janë gjetur dhe u janë kthyer pronarëve megjithatë akoma ka pronarë të cilët nuk e kanë gjetur biçikletën e tyre. TV KOHA

Vërejtje:Çdo tekst i huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *