Home / Lajme / Maqedoni / Shtyhet procesi gjyqësor për vrasjen e dyfishtë në Gostivar

Shtyhet procesi gjyqësor për vrasjen e dyfishtë në Gostivar

7 shtator-Ndaj këtij arsyetimi ka reaguar avokati mbrojtës i të dëmtuarve Vullnet Paçuku, i cili vendimin e ka quajtur të pabazë pasi gjendja e sigurisë në Gostivar është e qetë dhe se nuk janë vërejtur elemente të rrezikut të lartë siç ka pretenduar gjykata.

Në Gjykatën themelore të Gostivarit sot është shtyer procesi gjyqësor kundër policit maqedonas, Jakim Trifunovski, i cili vrau dy të rinj shqiptarë gjatë shkurtit të këtij viti.

Trupi gjykues ka vlerësuar nevojën e shtyerjes së procesit gjyqësor për shkak të arsyeve të sigurisë për policin vrasës. Sipas gjykatës, Trifunovski nuk është sjellë nga burgu i Prilepit, ku po vuan paraburgimin, për shkaqe pasigurie, pasi që Drejtoria e Burgut të Prilepit nuk ka marrë vërtetim nga MPB për sigurimin e asistencës për policin vrasës.

endimin për anulimin e ka marrë gjykatësi Branko Sekullovski, për shkak të siç ka theksuar rrezikut të lartë dhe si rrjedhojë e kësaj i akuzuari nuk është sjellur nga burgu i Prilepit ku edhe po mbahen në paraburgim.
“Pra kjo ishte arsyeja, nga burgu kanë kërkuar asistencë për të siguruar dhe për këtë arsye është shtyrë gjykimi”, tha Mitko Sollakov, avokati mbrojtës i të akuzuarit.

Ndaj këtij arsyetimi ka reaguar avokati mbrojtës i të dëmtuarve Vullnet Paçuku, i cili vendimin e ka quajtur të pabazë pasi gjendja e sigurisë në Gostivar është e qetë dhe se nuk janë vërejtur elemente të rrezikut të lartë siç ka pretenduar gjykata.

“Në seancë shpreha revoltën time për mos sjelljen e të akuzuarit në seancën e sotme, sepse arsyeja ishte për shkaqe sigurie nuk është sjellë në seancë, por siç e shihni në Gostivar është shumë qetë, para gjykatës është shumë qetë, pra janë plotësuar të gjitha kushtet për ta mbajtur këtë gjykim. Të gjithë dëshmitarët ishin të pranishëm ky anulim mendoj se ishte i pabazë. Dhe patjetër jam i mendimit që ky proces duhet të zhvillohet pranë gjykatës së Gostivarit”, deklaroi Vullnet Paçuku, avokat mbrojtës i palës së dëmtuar.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *