Home / Lajme / Maqedoni / Sistem i ri i MPB-së për testim elektronik të pjesës teorike të patentës së shoferit

Sistem i ri i MPB-së për testim elektronik të pjesës teorike të patentës së shoferit

22 shtator-Deri tani në sistemin e ri në fazën e parë janë përshirë 842 pyetje testimi në gjuhën shqipe dhe atë maqedonase me grafikë dhe gjendje reale në situata qarkullimi dhe sipërfaqe, udhëkryqe rrethrotullimi, tunele, mbikalime, ndërsa planifikohet të përfshihen edhe dy herë nga 400 pyetje testimi.

Rritje e kontrollit dhe cilësisë së testimit të patentës së shoferit do të mundësojë sistemi ri i testimit elektronik, që e promovohi sot në konferencën për media ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska.

Sistemi i ri ka mbi 80 milionë kombinime. Tetë qendrat e testimit dhe degët e tyre në shtet veçmë janë lidhur, pajisur dhe fillimisht aftësuar për realizimin e projektit, por me testimin elektronik do të fillohet nga fundi i muajit të ardhshëm që t’u lihet hapësirë kandidatëve të ardhshëm të njihen me pyetjet, transmeton TV KOHA

Deri tani në sistemin e ri në fazën e parë janë përshirë 842 pyetje testimi në gjuhën shqipe dhe atë maqedonase me grafikë dhe gjendje reale në situata qarkullimi dhe sipërfaqe, udhëkryqe rrethrotullimi, tunele, mbikalime, ndërsa planifikohet të përfshihen edhe dy herë nga 400 pyetje testimi.

Jankullovska sqaroi se është paraparë që në përzgjedhje të rastësishme ta gjenerojë testin prej pyetjeve të ndryshme të testimit. Jo vetëm që është rritur sasia e numrit të pyetjeve që janë në qarkullim por edhe numri i situatave të komunikacionit, por është reduktuar praktikisht në minimum mundësia që një test të përsëritet te shumica e kandidatëve, ndërsa me këtë bëhet tërësisht e pamundur mësimi i testeve përmendësh. Në vend të 30 kombinimeve të testeve paraprake me sistemin e ri fitojmë mbi 80 milionë kombinime të testeve ” tha Jankullovska, transmeton TV KOHA.

Ministrja e Punëve të Brendshme theksoi se testimi elektronik i pjesës teorike nga testi i qarkullimit do të sigurojë mbrojtje maksimale. TV KOHA

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *