Home / Lajme / Maqedoni / S’ka “revizion”, por raport për MO-në

S’ka “revizion”, por raport për MO-në

18 shtator-Revizion dhe rishikim janë dy terme të ndryshme, edhe nga aspekti leksikor por edhe nga ai politik. Ne kemi kërkuar sqarim nga mediumi për gabimin e bërë, shpresojmë se është i paqëllimtë, dhe na është thënë se do ta korigjojnë”, ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë Muahmet Hoxha, raporton gazeta KOHA.

ryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe eurokomesarin për zgjerim Shtefan Fyle, në një kolumnë të përbashkët të botuar në gazetën “Dnevnik”, kanë shkruar se “ka filluar revizioni i Marrveshjes së Ohrit”. Në këtë kolumnë dy autorët theksojnë se ky “revizion” shërbën si shembull pozitiv se si bashkësitë etnike mund të bashkjetojnë dhe bashkëpunojnë në frymën e kompromisit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, në interes të të gjithë qytetarëve, ndërsa ardhmëria qëndron në vizionin e përbashkët: anëtarësimin në BE si faktorë vendimtar i këtij vizioni.
Përdorimi i fjalës “revizion” në tesktin e botuar në gjuhën maqedonase ka shkaktuar reagime të ndryshme, madje edhe interpretime se bëhet fjalë për revizion të Marrëveshjes së Ohrit. Kjo ka detyruar Qeverinë të lëshojë një sqarim zyrtar ku thuhet se nuk bëhet fjalë për revizion, por për gabim të përkthimit të fjalisë nga anglishtja në maqedonisht. “Kolumna e kryeministrit Gruevski dhe eurokomesarit Fyle është shkruar në gjuhën angleze, e harmonizuar dhe e konfirmuar në nivel të dy kabineteve dhe ashtu është dërguar deri te mediumi ku është publikuar. Është e dukshme se kanë bërë gabim në përkthim. Në versionin anglisht të kolumnës, i cili është origjinal dhe i vetëm, askund nuk ekziston fjala revizion(revision në anglisht) por rishikim(review në anglisht) dhe ka të bëj me raportin për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit, i cili është miratuar nga Qeveria dhe i është dërguar Komisionit Evropian. Revizion dhe rishikim janë dy terme të ndryshme, edhe nga aspekti leksikor por edhe nga ai politik. Ne kemi kërkuar sqarim nga mediumi për gabimin e bërë, shpresojmë se është i paqëllimtë, dhe na është thënë se do ta korigjojnë”, ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë Muahmet Hoxha, raporton gazeta KOHA. (KOHA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *