Home / Lajme / Maqedoni / Struga dhe 100 vjetori i pavarësisë me shfaqjen “Unë jam Adem Jashari”

Struga dhe 100 vjetori i pavarësisë me shfaqjen “Unë jam Adem Jashari”

10 shtator-Në emër të Myftinisë së Strugës, përshëndeti myftiu Mr.Salim ef.Sulejmani, i cili me këtë rast, autorit të pjesës “Unë jam Adem Jashari”, veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, i dhuroi një plis të bardhë, me një mesazh shumë sinjifikativ të unitetit, bashkimit, tolerancës ndërfetare shqiptare, sepse plisi është simbol i të gjithë shqiptarëve pa dallim feje.

Në Strugë në kuadër të aktiviteteve për 100 vjetorin e pavarësisë, u reprizua shfaqja “Unë jam Adem Jashari” në regji të Xhevat Limanit dhe interpretim të Pajazit Murtishit, realizuar në Teatrin Shqiptar në Amerikë. Kjo monodramë e autorit Lebit Murtishi sërish tuboi artëdashësit strugan në “Poshka Teatër”.

I ftuar i kësaj mbrëmjeje ishte At Nikollë Marku, nga Elbasani, i cili .drejton Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare në Elbasan dhe nuk e njeh jurisdikcionin e kryepeshkopit Janullatos, duke iu referuar vetë Kushtetutës së KOSH, sipas së cilës, kryepeshkop i KOSH mund të jetë vetëm person i gjakut shqiptar e asesi i huaj.

Së bashku me At Nikollë Markun ishin edhe myftiu i Myftinisë së Strugës Mr.Salim ef. Sulejmani me bashkëpunëtorët e tij etjetj.

Para fillimit të shfaqes së monodramës “Unë jam Adem Jashari”, në emër të komunës së Strugës, organizator i aktivitetit në fjalë, përshëndeti Xhemi Hajredini.

Në emër të Myftinisë së Strugës, përshëndeti myftiu Mr.Salim ef.Sulejmani, i cili me këtë rast, autorit të pjesës “Unë jam Adem Jashari”, veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, i dhuroi një plis të bardhë, me një mesazh shumë sinjifikativ të unitetit, bashkimit, tolerancës ndërfetare shqiptare, sepse plisi është simbol i të gjithë shqiptarëve pa dallim feje.

Në fjalën përshëndetëse duke iu drejtuar të pranishmëve, At Nikollë Marku mes tjerash tha: “Kemi një tokë, kemi një ajër, kemi një emër, kemi një gjak dhe ne të gjithë jemi shqiptar. Nuk ju flas as si prift e as si intelektual, por ju flas si vëlla i gjakut si shqiptar”.

Monodrama “Unë jam Adem Jashari” do të vazhdojë rrugëtimin edhe nëpër komuna tjera ku do të organizohen aktivitete të këtilla e pastaj do të jetë pjesë e Festivalit të teatrove në Dibër dhe në Festivalin e monodramës në Korçë. (M.Latifi/INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *