Home / Lajme / Maqedoni / Studimet në gjuhën angleze risi në UEJL

Studimet në gjuhën angleze risi në UEJL

Në këtë drejtim edhe krizat globale ekonomike tashmë të njohura kanë ndikuar por ne gjithsesi se kemi numër të kënaqëshëm të të rregjistruarve por edhe të interesuarve. Java e fundit e rregjistrimit gjithmonë është më intenzive dhe pritet që kemi edhe më shumë studentë të rinj falë kushteve që ofron ky univrsitet”, tha Demush Bajrami, nga UEJL.

Urim Hasipi
Tetovë, 7 shtator-Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë këtë vit starton programi i ri për studime në gjuhën angleze. Në këtë universitet thonë se në vitin e ri akademik, UEJL ofron një gamë të gjerë të programeve studimore të ciklit të parë dhe të dytë studimor që është një ofertë e cila ofron mundësi punësimi në tregun vendor dhe global. Sipas tij, UEJL ofron edhe programe studimore në bashkëpunim me Universitetin e Londrës, Universitetin e Jonçepingut në Suedi dhe një sërë programesh të tjera studimore që ofrohen vetëm në gjuhën angleze. “Edhe këtë vit do të përmend informatikën e biznesit që vjet me të rejat e veta, informatika e mediumeve është i pari program studimor që ofrohet në Ballkan i kësaj natyre dhe komunikimi ndërkombëtar që gjithnjë po mer hov në hapësirat ballkanike. Në këtë drejtim interesimi për këta studime është në nivel të kënaqur ndërsa si zakonisht pritet që në ditët e fundit të afateve të rregjistrimit të ketë më shumë student që janë të interesuar për studime në këta programe dhe në përgjithësi në UEJL, thotë Demush Bajrami, këshilltarë për komunikim i Rektorit Zamir Dika.Ai më tej tha se në ciklin e parë të studimeve deridiplomike ofrohen 17 programe studimore dhe në ciklin e dytë apo pasdiplomike UEJL ofron 30 programe studimore, sipas modeli 3+2 dhe 4+1, në pesë fakultete në Tetovë. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre programeve ofrohen edhe në Shkup tha Bajrami. “Edhe këtë vit në bazë të ligjit për arsim të lartë, më 15 shtator do të fillojë viti i ri akademik, kurse programet që ofrohen janë të akredituara. Deri më tani numri i studentëve të rregjistruar është i njejtë pothuajse me vitin e kaluar që për ne është i kënaqëshëm. Në këtë drejtim edhe krizat globale ekonomike tashmë të njohura kanë ndikuar por ne gjithsesi se kemi numër të kënaqëshëm të të rregjistruarve por edhe të interesuarve. Java e fundit e rregjistrimit gjithmonë është më intenzive dhe pritet që kemi edhe më shumë studentë të rinj falë kushteve që ofron ky univrsitet”, tha ai.

Çertifikata për liderët e ri të Kosovës

Ndërkaq, në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë të enjten janë ndarë certifikatave për 28 studentë nga Kosova, të cilët me sukses e kanë kryer nivelin e 2 të programit Lidershipi dhe Puna Rinore në Komunitet. Këta student të përkatësive të ndryshme etnike nga Kosova, gjatë vitit të kaluar kanë dëgjuar ligjërata për lidership në UEJL, kurse i tërë procesi është organizuar në bashkëpunim me Qendrë për Arsimim Joformal “Triagolnik”.Ligjëratat janë mbajtur në fakultetin e administratës publike, kurse për prodekanin Jonuz Abdullahu, këta student me çertifiktatat e marra të njejtat do t`ju llogariten si kredi për vazhdim të studimeve, ndërkaq me këtë ata njëherësh do të mund që në të ardhmen të ndihmojnë në ngritjen e cilësisë së lidershipit në Kosovë. “Ata janë aftësuar që të menaxhojnë në situata të ndryshme, kur dihet se Kosova si shtet i ri përballet me shumë probleme, kurse në këtë drejtim aftësia për lidership të mirë do të jetë më se e nevojshme për shtetin fqinj”, tha Abdullahu. Ndërkohë që në këtë porgram studimor poashtu kanë qenë të kyçur edhe përfaqësues të organizatës “Forum Sud” nga Kosova të cilët e kanë cilësuar si mjaft të dobishëm këtë program mjaft modern dhe me mjaft ndikim në Evropë. “Përvoja e këtij programi do të na shërbejë në të ardhmen në menaxhimin e situatave të cilët kohë pas kohe shfaqen në kosovë”, tha Albulena Zaimi, nga “Forum Sud” Kosovë.

Vërejtje:Çdo tekst I huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *