Home / Lajme / Maqedoni / Sugjerimet e Odës Ekonomike dëgjohen por nuk realizohen

Sugjerimet e Odës Ekonomike dëgjohen por nuk realizohen

11 shtator-Vlerësojmë se kjo rrugë është shumë racionale dhe shumë e qëndrueshme për tu investuar pasi që na lidh neve me portin e Shën Gjinit që është shumë me relevancë kur dihet se Maqedonia shumë lehtë komunikon përmes portit të Shën Gjinit dhe Durrësit e kështu me radhë. Me hapjen e këtyre rrugëve dhe investimeve kapitale do të ndodhë edhe apsorbimi i fuqisë punëtore, kur për çdo ditë ne dëgjojmë se ka lëshim të fuqisë punëtore prandaj kjo do të paraqesë një masë anti krizë për shtetin tone”, thotë Mendes Kuci.

Masat antikrizë që i propozon Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perendimore (OEMVP) për realizimin e disa projektev kapitale infrastrukturore në Maqedoninë Perendimore vështirë se mund të realizohen. Edhe pse nga Oda Ekonomike kanë dhënë sugjerime për parandalim të recesionit ekonomik megjithatë ata janë pesimist se të njejtat projekte do të jetësohen. Për kryetarin e kësaj Ode ekonomike Menderes Kuqi, qeveria aktuale vetëm dëgjon propozimet por nuk bën asgjë në këtë drejtim. “Mendoj se qeveria aktuale nuk ka sens, nuk ka vesh të mjaftueshëm për këto investime kapitale.Ajo dëgjon tërë kohës, nuk i mohon por nuk bën asgjë në drejtim të realizimit të kësaj.Kështu që duhet një presion më i madh qoftë nga ne si subject ekonomik që jemi, qoftë nga faktori politik apo nga partneri kolicionit që është aty”, thotë Menderes Kuqi.Për kreun e OEMVP, është anakronike që të mendohet se terminali në Jazhincë është i panevojshëm. Sipas tij, ai terminal është shumë i rëndësishëm për tregtarët tetovarë. “Terminali në Jazhincë është nevojë e kahmotshme e eksportuesve tetovërë ngase për të eksportuar mall deri më tani është dashur që së pari të shkohet deri në Shkup po më pas të kthehet andej. Kështu, kur të miret një anakronizëm për krahasim, del se pikërishtë ky terminal është përdor kur ishte embargoja ndaj Sërbisë në vitet e hershme të 90-ta kurse sot nuk qenka i vlefshëm. Kjo është anakronike dhe nuk qëndron . Kjo është një si masë që ne e propozojmë dhe shteti duhet të fillon të investon në këto projekte ”, thotë Kuqi. Ndërkaq një propozim tjetër i kësaj Ode Ekonomike është hapja e rrugëve të reja që lidhin Tetovën me disa qyteteve të Kosovës përmes Malit Sharr. Kuqi thotë se hapja e rrugëve Tetovë-Prizren apo Tetovë-Ferizaj, do të ishte në të mirë të të gjithë vendit pasi që investimi do të shpaguhet shpejt. “Vlerësojmë se kjo rrugë është shumë racionale dhe shumë e qëndrueshme për tu investuar pasi që na lidh neve me portin e Shën Gjinit që është shumë me relevancë kur dihet se Maqedonia shumë lehtë komunikon përmes portit të Shën Gjinit dhe Durrësit e kështu me radhë. Me hapjen e këtyre rrugëve dhe investimeve kapitale do të ndodhë edhe apsorbimi i fuqisë punëtore, kur për çdo ditë ne dëgjojmë se ka lëshim të fuqisë punëtore prandaj kjo do të paraqesë një masë anti krizë për shtetin tone”, thotë ai. Sa i përket vlerësimeve lidhur me qëndrueshmërinë financiare të këtyre projekteve ai thotë se ky është një ndër investimet më cilësorë dhe më urgjente që duhet të bëhet, i cili do të shpaguajë shumë shpejt veten.”Vlerësojmë se nuk duhet të mos bëhet për inat se për ndryshe nuk diskutohet arsyetushmëria e këtij aksi rrugor që ne kërkojmë.Pa marrë parasysh që dikush këto projekte i sheh në prizmën e ngushtë se shqiptarët kërkojnë që vetëm pjesa e tyre të rregullohet, ne themi kjo nuk qëndron pasi që Maqedonia Perendimore gjithmonë ka qenë si pjesë e bartjes së llokomotivës të zhvillimit ekonomik të këtij shteti kurse në mëyrë sistematke këto vise janë lënë pas dore”, deklaroi Kuqi. Mendimi dhe vlerësimi i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perendimore është se hapja e rrugëve të reja nga Tetova për në Kosovë do të kishte efektet e njejta si edhe rruga e Arbërit. Sipas Menderes Kuqit, rruga e Arbërit është me shumë pikpyetje dhe projekti për atë rrugë duhet të përpunohet edhe njëherë. “Rruga e Arbërit është me shumë pikëpyetje në aspektin e fizibilitetit të vet, duhet edhe një herë të përpunohet, jo që nuk është e mirë por sa do të jetë e qëndrushme dhe mirëmbajtja e saj sidomos gjatë dimrit por edhe gjatë stinëve tjera kushton shumë. Ajo është një investim më i madh pasi që ka edhe kilometra më shumë dhe nëse e bëjm një “Baj-Pas” që të lidhim Tetovën me Prizrenin ne faktikisht kemi dal në autostradën tjerët që e lidh Kosovën me Shqipërinë. Posht lart kjo rrugë do të arinte gati efektet e njejta. Ne prioritet do ti kishim dhënë kësaj kurse ajo tjetra është një investim kapital që mirë është të bëhet por akoma duhet të bëhet studimi më i mirë i saj dhe të gjenden mjetet e nevojshme.Çdo rrugë që bëhet ka benefitin e vet dhe në fund të fundit e kupton me rezultatet financiare që mund t`ju sjell rajoneve të ndryshme”, theksoi Menderes Kuqi. Ndryshe edhe në të kaluarën tregtarët tetovarë përmes rrugëve të ndryshme në malin Sharr kanë bërë tregëti me qytetin e Prizrenit dhe Ferizajit, por në kohën e komunizmit këta rrugë u ndaluan dhe që atëherë asnjë iniciativë e mirëfilltë për lidhje të këtyre qyteteve nuk është ndërmarrë. Urim Hasipi.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *