Home / Lajme / Maqedoni / Takim Ademi -Bajraktari: Intensifikimi i bashkëpunimit në mjedisin e jetesës dhe urbanizimit

Takim Ademi -Bajraktari: Intensifikimi i bashkëpunimit në mjedisin e jetesës dhe urbanizimit

22 shtator-
Ministri turk tregoi gatishmëri për transmetimin e tërë përvojës së tyre lidhur me ndotjen industriale, pastrimin e vatrave të nxehta në Maqedoni dhe lidhur me të drejtën evropiane për mjedisin e jetesës.

Maqedonia dhe Turqia do ta intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e mjedisit të jetesës, ndryshimeve klimatike, planifikimit hapësonor dhe urabnizimit, paralajmëruan pas takimit të sotm në Shkup, ministrat dikasterialë Abdilaqim Ademi dhe Erdogan Bajraktari.

“Së bashku konstatuam se marrëdhëniet midis dy vendeve janë të shkëlqyera edhe politike edhe ato diplomatike. Konsiderojmë se bashkëpunimi ekonomik gjithashtu është i mirë dhe ka mundësi që kjo edhe të përmirësohet. Duhet të përdoren të gjitha kapacitetet e mundshme që ky bashkëpunim ekonomik dhe shkëmbimi ekonomik edhe më tej të thellohet”, deklaroi Ademi.

Lidhur me bashkëpunimin në mjedisin e jetesës Maqedonia dhe Turqia kanë nënshkruar Memorandum në vitin 2007, i cili është rishqyrtuar dhe siç paralajmëroi Ademi, deri në fund të këtij viti duhet përsëri të nënshkruhet. “Nuk është i mjaftueshëm vetëm nënshkrimi i marrëveshjeve për bashkëpunim por ato duhet edhe të implementohen. U dakorduam që të formojmë grupe pune të përbëra nga ekspertë nga të dy ministritë që do ta implementojnë në praktikë memorandumin”, tha ministri duke paralajmëruar projekte të koordinuara në fushën e mjedisit të jetesës dhe ndryshimeve klimatike.

Ministri turk tregoi gatishmëri për transmetimin e tërë përvojës së tyre lidhur me ndotjen industriale, pastrimin e vatrave të nxehta në Maqedoni dhe lidhur me të drejtën evropiane për mjedisin e jetesës.

Maqedonia ka një pozitë të shkëlqyer në Evropë, tha ministri turk Bajraktari duke shprehur kënaqësi nga ballafaqimi i vendit me ndryshimet klimatike të cilat sot për botën janë tema të ndjeshme.

Duke përmendur se ingerencat e të dy ministrave përputhen edhe në fushën e planifikimit hapësiror edhe në urbanizëm, Bajraktari theksoi se Maqedonia dhe Turqia do të mund të bashkëpunojnë edhe në këtë plan.

“Do të mund të bashkëpunojmë për shfrytëzimin përkatës të truallit dhe hapësirës. Grumbullimi i këtyre të dhënave mund të përdoret për shumë gjëra” tha ai.

Republika e Turqisë është pothuajse 30 herë më e madhe se Republika e Maqedonisë dhe siç sqaroi Bajraktari tërë kjo hapësirë në vendin e tyre është përpunuar plotësisht.

“Momentalsht i përfunduam të gjitha këto përpunime si rajone, pasuri nënujore, pyje, lumenj… Tani ne këtë e kemi si të dhënë. Këto aktivitete ne mund t’i transmetojmë këtu”, tha ministri turk i Mjedisit të Jetesës dhe Urbanizimit

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *