Home / Lajme / Maqedoni / Takim i ministrit Besimi dhe shefit të SHM të ARM-së Koteski me paqeruajtësit e Maqedonisë nga misioni ISAF

Takim i ministrit Besimi dhe shefit të SHM të ARM-së Koteski me paqeruajtësit e Maqedonisë nga misioni ISAF

26 shtator-“Besoj se përvojën tuaj do t’ua bartni edhe pjesëtarëve tjerë të ARM-së, të cilët do të jenë në misione të këtilla të ardhshme”, shtoi ministri Besimi.

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Fatmir Besimi dhe shefi i SHM të ARM-së, gjeneralmajori Goranço Koteski, sot kishin takim me pjesëtarët e kontingjentit të policisë ushtarake me rastin e arritjes së tyre në Republikën e Maqedonisë pas misionit të përfunduar me sukses në Afganistan.

Paqeruajtësit, detyrën e tyre e kanë kryer në përputhje me misionin për trajnim dhe stërvotje të pjesëtarëve afganë të policisë ushtarake.

“Më paraqet nder dhe kënaqësi të madhe që me këtë ceremoni do t’u japim mirënjohje të denjë pjesëtarëve tanë, të cilët në gjashtë muaj e kaluar ishin pjesë e forcave të armatosura në kuadër të misionit ISAF në Afganistan. Besoj se me të gjithë të pranishmit momentalisht e ndaj ndjenjën e krenarisë që si pjesëtarë të ARM-së edhe një herë kemi treguar se jemi të pjekur për kryerje të detyrave kryesisht të vështira dhe të ndërlikuara”, iu drejtua shefi i SHM-së, pjesëtarëve të misionit.

Me përfundimin e suksesshëm të këtij misioni, kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes, janë plotësuar tërësisht qëllimet, për shkak të të cilave ajo është realizuar.

Ministri Besimi, qëndron në kumtesë u dëshiroi mirëseardhje pjestarëve të misionit ISAF dhe shprehu kënaqësi që edhe krahas sfidave që i kanë pasur në kryerjen e misionit janë kthyer gjallë dhe shëndoshë pranë familjeve të tyre dhe u uroi për misionin e kryer me sukses.

“Besoj se përvojën tuaj do t’ua bartni edhe pjesëtarëve tjerë të ARM-së, të cilët do të jenë në misione të këtilla të ardhshme”, shtoi ministri Besimi.

Shefi i SHM të ARM-së, gjeneral-majori Goranço Koteski, pjesëtarëve të misionit të policisë ushtarake për trajnim dhe stërvitje të ANA-s u ndau dekorata të bronzit dhe mirënjohje.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *