Home / Lajme / Maqedoni / Talat Xhaferi theu rekord, 6 orë diskutim dhe vazhdon

Talat Xhaferi theu rekord, 6 orë diskutim dhe vazhdon

6 shtator-Ai këtë përgjigje e dha gjatë pushimit 15 minutësh, pas gjithsej 6 orë diskutim, në Komisionin për punë dhe politikë sociale ku po debatohet për Ligjin e ish forcave të sigurisë, 3 orë dje dhe 3 të tjera në vazhdimin e sotëm.

Vazhdon fjalimi maratonik i shefit të grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi në seancën e Komisionit për punë dhe politikë sociale në Parlament ku diskutohet për ligjin e propozuar nga VMRO që përfshin pjesëtarët e forcave të sigurisë maqedonase e jo ushtarët e UÇK-së.

“Tash kam filluar unë”. Kjo ishte përgjigja e deputetit të BDI-së, Talat Xhaferi i pyetur nga gazetarët se deri kur e ka ndërmend të vazhdojë me diskutimin e tij.

Ai këtë përgjigje e dha gjatë pushimit 15 minutësh, pas gjithsej 6 orë diskutim, në Komisionin për punë dhe politikë sociale ku po debatohet për Ligjin e ish forcave të sigurisë, 3 orë dje dhe 3 të tjera në vazhdimin e sotëm.

Ai ka theksuar se në këtë mënyrë BDI po shfrytëzon mundësinë e mbajtjes së fjalimeve të deputetëve me kohë të pakufizuar dhe njëkohësisht bllokon miratimin e ligjit.

ndrimi im personal është se nuk do të isha përkulur para një pjesëtari të rënë të ushtrisë terroriste dhe ekstremiste e cila sulmoi Republikën e Maqedonisë në vitin 2001.

Kjo ishte përgjigja e deputetit të VMRO-DPMNE-së, Vele Gjorgjievski, në pyetjen e gazetarëve rreth mosmarrëveshjeve të fundit brenda partnerëve të koalicionit. Ai u shpreh i bindur se partia e tij do të arrijë të miratojë ligjin për pjesëtarët e forcave të sigurisë edhe përkundër kundërshtimeve nga partneri shqiptar në Qeveri, Bashkimi Demokratik për Integrim.

“Unë vlerësoj se nuk do të bllokohet. Jam i sigurt që ligji do të miratohet.

Ky ligj për mbrojtësit nuk është antishqiptar dhe nuk i lëndon ndjenjat e shqiptarëve dhe as i zvogëlon të drejtat e tyre”, tha Gjorgjievski.

Ai mohoi ekzistimin e ndonjë marrëveshje mes partnerëve të koalicionit, duke thënë se ky është vetëm një obligim për të shpërblyer kontributin e “mbrojtësve të vitit 2001”, të cilëve sipas tij, atëherë u është shkaktuar dëm i madh.

Gjorgjievski nuk deshi të komentojë nëse ligji do të sjellë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, por tha se edhe përkundër mosmarrëveshjeve që kanë deputetët në Parlament, Qeveria funksionon normalisht.

“Nuk kam të drejtë të them nëse ku ligj mund të shkaktoj zgjedhje të parakohshme. Shpresoj se nuk do të vijë deri aty. Nëse i ndiqni deklaratat e kryetarit, Qeveria funksionon në përbërje të plotë”, deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Gjorgjievski

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *