Home / Lajme / Maqedoni / Te dehurit rahin dy polic

Te dehurit rahin dy polic

10 shtator-Jozyrtarisht merret vesh se grupi prej 5 personave kanë qenë të përzier etnikisht, edhe atë maqedonas, shqiptarë dhe një serb. Por, nga Policia e Tetovës hedhin poshtë se rrahja ka pasur motive etnike, pasi që të 5 personat kanë qenë në gjendje shumë të alkoolizuar.

Të dielën mbrëma rreth orës 23.00 në objektin hotelerik “Amnezija” në Tetovë, në rrugën Boris Kidriç, në gjendje të alkoolizuar kanë hyrë 5 persona, XH.D (44), A.D (19), D.D (22 ) R.SH (34) dje B.K (35). Në largim e sipër në tavernën verore njëri prej tyre është përplasur me një mysafir, me ç’rast XH.D e ka sulmuar dhe e ka goditur me grushte në kokë V.A (24). Prej goditjeve personi i sulmuar ka rënë në trotuarin prej betoni dhe më pas ka filluar rrahja masive me ç`rast janë shfrytëzuar edhe pjesë të inventarit të kafeterisë, njofton Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë. “Në ndërkohë njëri prej pjesëmarrësve në rrahje, sipas rrëfimit të dëshmitarëve në lokal, ka nxjerrë pistoletë dhe ka shkrepur disa plumba në ajër por edhe ndaj grupit të cilët kanë qenë duke qëruar hesapet fizikisht, kurse më pas me thikë ka lënduar në kurriz D.D (23). Gjatë rrahjes është lënduar edhe një mysafir me inicialet B.S (26) kurse pas gjithë kësaj është bërë rrëmujë dhe njerëzit e pranishëm në lokal janë larguar në drejtime të ndryshme”, bëri të ditur SPB-ja në Tetovë. Në vendngjarje ka dalë edhe Policia e Tetovës e cila ka ndaluar R.SH i cili ka sulmuar dy policët por më pas është arrestuar dhe dërguar në SPB. “Është kryer hetim në vendin e ngjarjes ku është gjetur një plumb i pa shkrepur i kalibrit 38 milimetër dhe gjurmë tjera të cilët janë dokumentuar dhe dorëzuar për hetime. Personat R.SH dhe B.K janë arrestuar dhe mbajtur në SPB, ndërsa të lënduarit janë mbajtur për kurim të mëtejshëm në Spitalin Klinik të Tetovës në mesin e të cilëve edhe dy policë. Poashtu gjatë ditës së hënë janë arrestuar edhe persona të tjerë lidhur me këtë rast”, bëri të ditur policia e Tetovës e cila punon në zbardhjen e rastit dhe më pas do të merren masa adekuate ligjore ndaj të involvuarve. Lokali gjendet afër ish shtëpisë së Armatës, në rrugën për tek qendra sportive. Në këtë rrugë ndodhen shumë lokale nate të cilët zakonisht e frekuentojnë të rinjtë të etnitetit maqedonas. Jozyrtarisht merret vesh se grupi prej 5 personave kanë qenë të përzier etnikisht, edhe atë maqedonas, shqiptarë dhe një serb. Por, nga Policia e Tetovës hedhin poshtë se rrahja ka pasur motive etnike, pasi që të 5 personat kanë qenë në gjendje shumë të alkoolizuar. Nderkohe qe te henen vone ne mbremje ne gjykaten e Tetoves jane nxjerrur para gjykatesit hetues te dyshuarit qe shkaktuan kete kaos nje nate me pare. Tv KOHA(U.H)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *