Home / Lajme / Botë / Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në përmbytjet në Spanjë

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në përmbytjet në Spanjë

Madrid, 29 shtator 2012 -Midis të vdekurve ishin dy fëmijë, të cilët u mbytën në një makinë në qytetin e Puerto Lumbreras.

Të paktën shtatë vetë kanë vdekur nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat në jug të Spanjës, siç bëjnë me dije zyrtarët.

Midis të vdekurve ishin dy fëmijë, të cilët u mbytën në një makinë në qytetin e Puerto Lumbreras.

Fuqia e ujërave përmbysi makinat, mbylli rrugët, dëmtoi shtëpitë dhe qindra qytetarë janë të detyruar të largohen nga pronat dhe banesat e tyre.

Zonat më të goditura janë krahinat e Malagas, Almerias dhe rajoni i Murcias.

Të paktën 600 njerëz u desh të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre në rajonin e Andaluzia, i cili përmban Malagan dhe Almerian.

Agjencia meteorologjike e Spanjës kumtoi se gati 245 litra ujë për metër katror, kishte rënë vetëm dje në mëngjes.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *