Home / Lajme / Maqedoni / Teatri i Tetovës ftohet në Festivalin e Sarajevës

Teatri i Tetovës ftohet në Festivalin e Sarajevës

9 shtator-Ndryshe në Sarajevë këtë vit shënohet jubileu i 52-të i festivalit Mess, kurse shqiptarët e Maqedonisë për herë të fundit në këtë festival kanë marrë pjesë para 15 vitesh me shfaqjen “Mbreti Lir. Në këtë festival pas luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, marrin pjesë teatrot më të mira nga Evropa dhe mbarë bota.

Teatri i Tetovës ka marrë ftesë për të marrë pjesë në edicionin e 52 të festivalit Mess që mbahet nga 28 shtatori e deri më 7 tetor në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Në këtë festival ku marrin pjesë mbi 30 teatër nga Ballkani, Evropa dhe mbarë bota, teatri i Tetovës do të mer pjesë me shfaqjen “Aquarium”, në rregji të rregjisorit Luka Cortina dhe tekst të Refet Abazit.

Gjatë një pres konference me gazetarë drejtori i teatrit të Tetovës Valmir Aziri, tha se kjo paraqet një sukes të veçantë për neve si teatër, kur kihet parasysh se vetëm para një viti nga ky teatër nuk u dha asnjë shfaqje, kurse këtë vit në adresë të këtij institucioni kanë arritur dy ftesa për pjesëmarrje në festivale.

“Ftesa për në Sarajevë tregon seriozitetin e këtij Teatri i cili para një viti nuk kishte dhënë asnjë shfaqje. Ky është një festival me një traditë të madhe dhe në këtë rast ftesa për këtë festival është një respekt i veçantë për ne si drejtori, për aktorët, për rregjisorin dhe për autorin e tekstit. Ftesa është dërguar nga drejtori i festivalit Dino Mustafic i cili ka qenë vetë prezent në shfaqjen “Aquarium” në Tetovë”, tha Aziri.

Kurse për autorin e shfaqjes Refet Abazi, kjo është një sukses i radhës i këtij institucioni për shkak se është vlerësuar mundi, puna dhe emocionet e aktorëve të këtij teatri.

“Ftesa është një fitore e një pune të bërë nga aktorë me përvojë dhe është kurorëzim për mundin e dhënë në shfaqjen “Aquarium”. Kur puna bëhet me përkushtim e sinqeritet atëherë rezultatet dhe mirënjohjet nuk mungojnë. Kam pas nderin që në këtë festival të jem present në vitin 1985 kur kam qenë student në vitin e parë dhe rikthimi është një emocion i veçantë personal”, tha Abazi.

Për regjisorin Luka Cortina, ftesa për në festivalin prestigjioz të Sarajevës është një vlerësim i madh për punën që është duke bërë ky teatër dhe në veçanti suksesi dhe porosia e shfaqjes “Aquarium”.

“Është një mirënjohje për punën dhe mundin e dhënë nga aktorët, rregjisorët dhe i tërë teatri. Është mirë kur punohet por edhe të njejtën kohë kur puna vlerësohet. Ky është një investim jo në aspektin financiar por në aspektin e dhënies së mundit për të pasur një teatër mjaft të mirë, kurse për mua si rregjisor është një vlerësim mjaft i madh që ne do të marrim pjesë në këtë festival me renome”, tha Cortina.

Ndryshe në Sarajevë këtë vit shënohet jubileu i 52-të i festivalit Mess, kurse shqiptarët e Maqedonisë për herë të fundit në këtë festival kanë marrë pjesë para 15 vitesh me shfaqjen “Mbreti Lir.

Në këtë festival pas luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, marrin pjesë teatrot më të mira nga Evropa dhe mbarë bota. Poashtu teatri i Tetovës në fund të këtij muaji do të marrë pjesë në festivalin e komedisë në Gjakovë. (Urim Hasipi)

Vërejtje:Çdo tekst I huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *