Home / Sport / Tetova pret derbin Renova-Shkëndija

Tetova pret derbin Renova-Shkëndija

“Ndoshta me Bregallnicën u lodhëm, por edhe konfirmuam forcën tonë, duke demantuar njëkohësisht se s’mundemi të fitojmë në transfertë. Ky sukses na jep besim dhe bindje se mundemi shumë më shumë dhe këtë do të tentojmë ta vërtetojmë në cdo ndeshje të rradhës. Tani na pret derbi lokal me Renovën, ndaj të cilëve pretendojmë fitore dhe tre pikë të reja në saldon tonë”, u shpreh mesfushori i Shkëndijës, Elmedin Rexhepi.

Pasi me sukses kryen detyrat në 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë, skuadrat tetovare Renova dhe Shkëndija kanë kthyer vëmendjen kah kampionati, ku i pret përballja ndërmjet veti në kuadër të javës së 8-të në Ligën e Parë të futbollit në vend. Renova vjen më e pushuar, pasi në mesjavë trajneri Osmani kishte luksin në Kupë kundër 11 Oktomvrit të luajë me formacionin e dytë, pasi kishin fituar 5:0 ndeshjen e parë në Prilep, ndërsa në anën tjetër Shkëndija u mundua në Shtip me Bregallnicën, ku u desh që deri në minutën e 84 të luftojë për sigurimin e kualifikimit në raundin e ardhshëm të Kupës. Sa mund të jetë kjo një përparësi për Renovën, mbetet të shihet, megjithse në takime të këtilla motivacioni momental mbulon cdo arsye tjetër. “Është mirë që pushuam, ndërsa Shkëndija duhej të lodhet me Bregallnicën, mirëpo s’besoj që kjo gjë do të ndikojë shumë. Normal, është përparësi e vogël për ne, mirëpo që s’na garanton asgjë. Shkëndija ka ekip cilësor, fitorja në Shtip konfirmon një gjë të tillë dhe ne jemi të vetëdijshëm se na pret sfidë e vështirë kundër tyre”, shprehen nga tabori i Renovës, deri sa ‘kuqezinjtë’ besojnë se fitorja në Shtip do të ngrejë vetëbesimin e tyre. “Ndoshta u lodhëm, por edhe konfirmuam forcën tonë, duke demantuar njëkohësisht se s’mundemi të fitojmë në transfertë. Ky sukses na jep besim dhe bindje se mundemi shumë më shumë dhe këtë do të tentojmë ta vërtetojmë në cdo ndeshje të rradhës. Tani na pret derbi lokal me Renovën, ndaj të cilëve pretendojmë fitore dhe tre pikë të reja në saldon tonë”, u shpreh mesfushori i Shkëndijës, Elmedin Rexhepi, i cili në Shtip hyri në vend të kapitenit Emini dhe ishte njëri prej futbollistëve më të mirë në teren. “Trajneri Shaqiri e din më mirë se kush, kur dhe sa duhet të luajë. Detyra jonë si futbollistë është që të jemi të gatshëm të japim maksimumin atëherë kur trajneri do të na inkuadrojë në lojë. Besoj që në Shtip të kem arsyetuar besimin e trajnerit”, përfundoi Rexhepi. Paraqitja me ekipin e dytë kundër 11 Oktomvrit përpos që trajnerit Osmani i ka mundësuar të pushojë futbollistët standardë, ai njëkohësisht kishte mundësi që shikojë formën momentale të futbollistëve më të rrinjë. “Ishte rast i mirë të vlerësoj disa futbollistë që deri tani s’kishin mundësi të luajnë. Përshtypjet mbesin pozitive, mirëpo s’do mend se ndryshe është të luash me 11 Oktomvrin dhe ndryshe me Shkëndijën që ka një prej formacioneve më të mira në Ligë. Për mua do jetë pak sa e pazakontë që të jem kundërshtar i Shkëndijës, por jeta e futbollit e ka kështu dhe nuk mundemi të ndryshojmë gjërat me forcë. Tifozët ‘kuqezi’ për mua janë më të mirët në botë dhe unë do jem mirënjohës për mbështetjen që më kanë dhënë. Tani shpresoj të jetë ndeshje cilësore, kur Renova dhe Shkëndija do të tregojnë vlerat e tyre, për t’i konfirmuar opinionit se Tetova ka vlera sportive, kulturore dhe morale”, deklaroi trajneri i Renovës, Qatip Osmani.

Në ndeshjet tjera do Drita të dielën përballet me Sileksin, Teteksi në Tetovë pret Metalurgun, Horizonti takohet me Rabotnickin, Napredoku ndeshet me Bregallnicën, ndërsa Vardari pret tre pikë nga dueli me Pelisterin.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *