Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi mbështet BDI-në për të penguar ‘Branitellat’

Thaçi mbështet BDI-në për të penguar ‘Branitellat’

17 shtator-“Qëndroj në atë që kemi deklaruar se neve do i mbështesim tentimet serioze të BDI-së për ta bllokuar sjelljen e këtij ligji, nuk dua të mendoj se është ndryshe. Nëse do të jetë ndryshe atëherë do të flas dhe unë dhe do të flasin edhe të gjithë dhe do të të jetë keq për atë parti politike”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Këto komente lideri i PDSH-së Thaçi i bëri pas takimit që realizoi me komisionarin për zgjerim Shtefan Fyle, takim të cilin e vlerësoi si mjaftë pozitiv.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi edhe njëherë ka shprehur mbështetjen e tij plotë BDI-së, lidhur me bllokimin e miratimit të ligjit për ‘Branitellat’. Thaçi nuk deshi të komentoj lidhur me ndonjë skenarë të bashkë-përgatitur mes VMRO-së dhe BDI, në të kundërtën tha ai do të jetë shumë keq për atë subjekt politik, gjithnjë duke aluduar në BDI-në.
“Qëndroj në atë që kemi deklaruar se neve do i mbështesim tentimet serioze të BDI-së për ta bllokuar sjelljen e këtij ligji, nuk dua të mendoj se është ndryshe. Nëse do të jetë ndryshe atëherë do të flas dhe unë dhe do të flasin edhe të gjithë dhe do të të jetë keq për atë parti politike”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Këto komente lideri i PDSH-së Thaçi i bëri pas takimit që realizoi me komisionarin për zgjerim Shtefan Fyle, takim të cilin e vlerësoi si mjaftë pozitiv.
“Padyshim ishte një takim shumë i rëndësishëm me komisonerin për zgjerim zotin Fyle, biseduam për aktualitetin politik brenda në vend, në regjion, u pajtuam se do të ishte shumë mirë që të gjithë faktorët politik në Maqedoni dhe të tjerët shoqërorë të fokusohemi drejtë procesit integrues, mos të kthehemi mbas. Unë mbajta qëndrimin se ne problemi nuk jemi dhe nuk o ët bëhemi problemi, mund të jemi vetëm pjesë e zgjidhjes së problemit. Nuk do të bëjmë politikë andergraund të disa skenave të ndryshme do të bëjmë politikë legale dhe transparente”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së
Fyle gjithashtu realizoi takim edhe me liderin e LSDM-së Branko Cërvenkovski, ky i fundit pas takimit nuk dha deklaratë për mediat. Me komisionerin Fyle do të realizoj një darëkë pune edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti.ALSAT-M

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *