Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Këto janë 10 vjetët më të këqija që i kanë kaluar shqiptarët

Thaçi:Këto janë 10 vjetët më të këqija që i kanë kaluar shqiptarët

22 shtator-Megjithatë maqedonasit duhet të jenë të sigurt, sidomos kjo qeveri se harxhojnë kot energji, harxhojnë kotë mund, nuk ka shanca ti gjunjëzojnë shqiptarët. Vetëm do të gjunjëzojnë veten, do të shkatërrojnë popullin e vet dhe do ta shkatërrojnë këtë shtet”, tha Thaçi.

Këto janë 10 vjetët më të këqija që i kanë kaluar shqiptarët e Maqedonisë prej vitit 2001 e deri tash. Ne kur kemi fol përpara, ndoshta edhe është vlerësuar se jemi tejet të irrituar pse s’jemi në pushtet apo pse në mënyrë të padrejtë u rrëzuam prej pushtetit. Sot kemi shumë fakte, argumente që tregojnë se ne jemi shumë keq. Kështu ka deklaruar mbrëmë në fshatin Pirok, kryetari i PDSH_së, Menduh Thaçi, gjatë promovimit të kandidatit për kryetarë komune në Komunën e Bogovijës, Burhan Izairi, transmeton Televizioni Koha.

“Unë ju siguroj juve që një kushti i vogël duhet të përmbushet, ndaj. e shihni se dita ditës përmbushet, edhe këta që janë në qeveri tashmë me gojë e me vesh pranojnë se kanë dështuar. Ju siguroj se kjo parti, platforma e kësaj partie, udhëheqësia e kësaj partie do ti fitojnë zgjedhjet cilado qofshin lokale apo parlamentare dhe që është më e rëndësishme ne jemi të përgatitur për të zgjidh problemin e shqiptarëve në Maqedoni, si në aspektin teorik, si në aspektin e përgatitjes politike që e kemi po edhe përgatitjes profesionale të njerëzve të cilat i kandidojmë para jush” tha Thaçi.

Thaçi më tej tha se shqiptarët dita ditës vazhdojnë të nënçmohen por kjo qeveri nuk do të gjunjëzojë shqiptarët.

“Ne vazhdojmë të nënçmohemi prej identitetit tonë, ne vazhdojmë që dëftesat të na jepen në gjuhë të huaj, ne vazhdojmë që flamurin të na e bastardojnë dhe ne vazhdojmë te ju lejojmë këtyre që tash të ngrisin padija penale për përdorim të himnit kombëtar, kjo flet shumë drejtpërdrejtë për dorëzimin e atyre të cilët e morën mandatin ashtu si e morën. Megjithatë maqedonasit duhet të jenë të sigurt, sidomos kjo qeveri se harxhojnë kot energji, harxhojnë kotë mund, nuk ka shanca ti gjunjëzojnë shqiptarët. Vetëm do të gjunjëzojnë veten, do të shkatërrojnë popullin e vet dhe do ta shkatërrojnë këtë shtet”, tha Thaçi.

Gjatë fjalimit të tij në Pirok, kryetari i PDSH-së tha se sllavët janë të tillë nëse nuk ja zen pritën në rrugë atahynë në oborr, nëse nuk ja zen pritën në oborr ata hynë në shpi dhe më pastaj thotë haj të bëjmë marrëveshje dhe ta ndanë shtëpinë tënde në gjysmë, theksoi Thaçi.

Kandidati për kryetarë komune në Bogovinë Burhan Izairi, tha nëse do të mer mandatin e qytetarëve do të angazhohet që të përmirësohen kushtet në këtë komunë shqiptare përmes pushtetit lokal. (Urim Hasipi) TV KOHA.

Vërejtje:Çdo tekst i huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *