Home / Lajme / Rajon / Turqit e preferojnë presidentin Gjyl para kryeministrit Erdogan për shef të ardhshëm të shtetit

Turqit e preferojnë presidentin Gjyl para kryeministrit Erdogan për shef të ardhshëm të shtetit

26 shtator-Gjashtëdhjetë për qind nga të anketuarit vlerësojnë se presidenti aktual, mandati i të cilit skadon në vitin 2014, duhet të kandidohet edhe në zgjedhjet ardhshme presidenciale.

Turqit e preferojnë presidentin aktual Abdulla Gjyl para kryeministrit Rexhep Taip Erdogan për shef të ardhshëm të shtetit, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i realizuar nga agjencia sociologjike turke Metropol në periudhën prej 14 deri e më 19 shtator në 27 qarqe turke gjatë anketimit të 1.275 personave.

Gjashtëdhjetë për qind nga të anketuarit vlerësojnë se presidenti aktual, mandati i të cilit skadon në vitin 2014, duhet të kandidohet edhe në zgjedhjet ardhshme presidenciale.

Në pyetjen për kë do të votonit për Gjylin apo Erdoganin, 50,9 për qind e kanë zgjedhur presidentin aktual, ndërsa 22,7 për qind janë vendosur për kryeministrin Erdogan. Të anketuarit tjerë nuk kanë pasur mendime.

Shumica e pjesëmarrësve në hulumtim, gjegjësisht 67 për qind, e miratojnë shpërndarjen e Partisë Prokurde për Paqe dhe Demokraci, për të cilën vlerësohet se është e lidhur me Partinë Punëtore Kurde. (PPK

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *