Home / Sport / UEFA bllokon shpërblimet e 23 klubeve , aty edhe Shkëndija

UEFA bllokon shpërblimet e 23 klubeve , aty edhe Shkëndija

Skuadra e Shkëndijës është gjetur në mesin e 23 ekipeve në Evropë, që kanë luajtur në kupat evropiane, dhe të cilave u janë ndaluar për momentin paratë që u takojnë si shpërblim për pjesëmarjen në këto kupa, për arsye të borxheve dhe llogarive të pa pastruara.

UEFA ka filluar të vërë në zbatim rregulloren e fair-play financiar duke marrë masat e para ndaj disa klubeve evropiane. Ajo ka bërë të ditur se ka bllokuar momentalisht shpërblimet financiare që duhej të përfitonin 23 skuadra për pjesëmarrjen në Kupat e Evropës të sezonit 2012-2013. Komisioni i Kontrollit Financiar, ku kryetar është ish-kryeministri belg, Zhan Luk Dehaen, publikoi edhe emerat e 23 klubeve të cilat duhet të vërtetojnë se kanë bilance financiare të rregullta nëse dëshirojnë që të marrin shpërblimet që shpërndan UEFA për pjesëmarrjen në Kupat e Evropës. Bie në sy që mes këtyre skuadrave është edhe Shkendija e Tetovës, e cila akuzohet ashtu si skuadrat e tjera që ka detyrime financiare ndaj klubeve të tjera, punonjësve aktualë apo të mëparshëm, apo autoriteteve financiare. Në listë ka emra mjaft të njohur të futbollit evropian, duke filluar nga fituesit në Europa League, Atletiko Madrid, për të vazhduar me skuadra si Sporting Lisbonë, Malaga e Fenerbahçe. Pezullimi i mjeteve finansiare do të zgjasë deri sa borxhet të paguhen, ndërsa afat për pastrimin e tyre është 30 shtatori. Shkëndija është skuadra e vetme nga Maqedonia të cilës i është shqiptuar një dënim i tillë nga UEFA për mos respektim të Fer Playit Financiar. Të hollat të cilat duhet ti merë Shkëndija si shpërblim për luajtje në eliminatoret për Liga UEFA, do të debllokohen në momentin kur këta do të shlyejnë të gjitha borxhet. Shkëndija sivjet në eliminatoret për Liga Evropa në raundin e parë u eliminua nga skuadra e Portadaun-it. Nga tabori i skuadrës tetovare thanë se janë njoftuar me rastin dhe se për momentin punojnë në pastrimin e situatës. Sipas tyre deri më 30 shtator besojnë të pastrojnë borxhet dhe ekipi pa problem të pranojë atë që i takon për pjesëmarjen në Evropë.

Lista e plotë e skuadrave të penalizuara nga UEFA
FK Borac Banja Luka, FK Sarajevë, FK Zheljezniçar (Bosnje Hercegovinë), PFC CSKA Sofie (Bullgari), HNK Hajduk Split, NK Osijek (Kroaci), Atletiko Madrid, Malaga (Spanjë), Makabi Netanja FC (Izrael), FK Shkendija 79 (Maqedoni), Floriana FC (Maltë), FK Buduçnost Podgorica, FK Rudar Pjevlja (Mali i Zi), Ruç Çorzov (Poloni), Sporting Lisbonë (Portugali), Dinamo Bukuresht, Rapid Bukuresht, Vaslui (Rumani), FC Rubin Kazan (Rusi), FK Partizan, FK Vojvodina (Serbi), Eskishehirspor, Fenerbahçe (Turqi)

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *