Home / Lajme / Maqedoni / Vaksinim i ri i kafshëve të egra në tetor

Vaksinim i ri i kafshëve të egra në tetor

29 shtator-Qëllimi i fushatës është që të afrohen deri te qytetarët dhe ta ngritin ndërgjegjën për rrezikun nga tërbimi. vaksinimi do të zbatohet në zonat rurale në mbarë territorin e vendit. Do të hidhen 500 mijë karreme për vaksinim, respektivisht 20 karreme në një metër katror.

Agjencia për ushqim dhe veterinari së bashku me Delegacionin e Bashkimit Evropian sot e promovoi fushatën me rastin e Ditës botërore të luftës kundër tërbimit, me të cilën e shënuan edhe fillimin e realizimit të fazës së tretë të vaksiniit oral të dhelprave kundër tërbimit që do të zbatohet në tetor, ndërsa është financiarisht e mbështetur nga Bashkimi Evropian.

“Kafshë të shëndosha do të thotë shëndet edhe për njerëzit. Me zbatimin me kohë dhe të të suksesshëm të kësaj fushate, në bashkëpunim me fqinjët tanë, sepse as kafshtë as sëmundjet nuk njohin kufij, si institucion përgjegjës dhe vend që kudeset për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, insistojmë të tregojmë se Maqedonia është tani më e gatshme dhe i zbaton ligjet evropiane me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve të saj”, tha drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari Dejan Runtesvski.

Qëllimi i fushatës është që të afrohen deri te qytetarët dhe ta ngritin ndërgjegjën për rrezikun nga tërbimi. vaksinimi do të zbatohet në zonat rurale në mbarë territorin e vendit. Do të hidhen 500 mijë karreme për vaksinim, respektivisht 20 karreme në një metër katror.

Vaksinimi i kafshëve të egra është pjesë e projektit për kontroll dhe çrrënjosje të tërbimit që zbatohet krahas në Maqedoni edhe në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Serbi, Kroaci dhe BeH. Projekti aplikohet nga viti 2010 deri në vitin 2012, ndërsa kushton dy milionë euro.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *