Home / Lajme / Maqedoni / Van Rompuj: Zgjidheni çështjen për emrin dhe do ta arrini qëllimin

Van Rompuj: Zgjidheni çështjen për emrin dhe do ta arrini qëllimin

5 shtator-Për këtë arsye dëshirojmë implementim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe fqimisht e mbështesin frymën dhe fjalën e kësaj marrëveshje, e cila është me rëndësi esenciale për demokracinë dhe qeverisjen e të drejtës”, deklaroi kryetari i Këshillit Evropian pas takimit me Ivanovin.

Do ta arrini qëllimin, pasi që do ta zgjidhni çështjen për emrin me Greqinë. Ky është mesazhi të cilin presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov sot ia dërgoi njeriu i parë i Këshillit Evropian, Herman van Rompuj.

Van Rompuj deklaroi se me presidentin e Maqedonisë kanë diskutuar për perspektivën evropiane të Maqedonisë si kandidat për anëtarësim në Union që nga viti 2005. Van Rompuj theksoi se me bashkëbiseduesin e tij janë dakorduar për rëndësinë e vazhdimit të përqëndrimit të fuqishëm të cilin Maqedonia e ka në rrugën drejt BE-së, duke e theksuar rëndësinë e Dialogut inkuadrues të nivelit të lartë (HLAD) që Qeveria e Maqedonisë e zhvillon me Komisionin Evropian.

“I përshëndes reformat e zbatuara të deritanishme në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe i inkurajova përpjekjet lidhur me lirinë e shprehjes, reformës zgjedhore dhe marrëdhëniet ndëretnike. Stabiliteti i brendshëm dhe pajtimi për IRJM-në, por edhe për rajonin, mbeten segmente më të rëndësishme. Për këtë arsye dëshirojmë implementim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe fqimisht e mbështesin frymën dhe fjalën e kësaj marrëveshje, e cila është me rëndësi esenciale për demokracinë dhe qeverisjen e të drejtës”, deklaroi kryetari i Këshillit Evropian pas takimit me Ivanovin.

Van Rompuj theksoi se me Ivanovin ka biseduar edhe për çështjen për emrin, me ç’rast e ka theksuar relevancën e marrëdhënieve të mira fqinjësore në procesin inkuadrues drejt BE-së dhe i inkurajon të dy shtetet të vazhdojnë me negociatat me qëllim të gjetjes së zgjidhje të përbashkët të pranueshme.

Presidenti Ivanov, ndërkaq, deklaroi se në takimin me Van Rompujin kanë diskutuar për takimet e tij të djeshme me përfaqësuesit e Komisionit dhe Parlamentit Evropian. Në këtë rast, presidenti i Maqedonisë Van Rompujit ia ka transmetuar pritjet në Maqedoni se gjithçka që deri më tani është arritur do të vlerësohet në raportin e tetorit të Komisionit Evropian për avancimin e vendit në eurointegrim.

“Nga ana e Këshillit Evropian, si institucion rolin e të cilit lartë e vlerësojmë, presim dinamizim të procesit të eurointegrimit të Maqedonisë dhe shpreha falënderim për gjithka që deri më tani është bërë për vendin tonë në këtë drejtim. Me Rompujin biseduam për shumë çështje, siç janë proceset reformuese dhe obligimet që ne si shtet i ndërmarrin, si dhe dëshira që të zhbllokohet procesi i eurointegrimeve tona”, theksoi Ivanov.

Presidenti Ivanov shtoi se me kryetarin e KE-së kanë hapur edhe çështje për gjendjet në rajon, me ç’rast Ivanovi i ka vërejtur se qëllimi i Maqedonisë është që deri në fund të vitit të marrim datë për fillim të negociatave, që do të ishte mesazh i fuqishëm edhe për vendet tjera në rajon të cilat të njejtën rrugë evropiane e kanë në axhendën e tyre. Ai i ka theksuar bashkëbiseduesit të tij se nga BE-ja pritet të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj që të ndihmojë që bashkarisht të realizohen qëllimet e këtilla, nga e cila dobi do të ketë i gjithë rajoni dhe fqiu ynë jugor. Në rast të tillë, sipas Ivanovit, Greqia do të ketë fqinj me standarde evropiane, kritere dhe parime.

Sipas Ivanovit, njeriu i parë i Këshillit Evropian atje do të mundet që personalisht deri te liderët e vendeve të rajonit tonë të joftohet me ambientin e ri i cili po krijohet.

Me përfundimin e takimin me kryetarin e Këshillit Evropian, përfundoi edhe vizita zyrtare treditore e presidentit të Republikës së Maqedonisë në Bruksel dhe takimet me përfaqësuesit më të lartë të NATO-s dhe BE-së, e cila vlerësohet si e suksesshme

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *