Home / Lajme / Rajon / Varrimi i Arbën Xhaferrit nuk ishte dinjitoz

Varrimi i Arbën Xhaferrit nuk ishte dinjitoz

5 shtator-Kishte vërtet diçka që i ofendoi ata që morën pjesë? Varrimi i Arbënit ka qenë krejtësisht i kundërt me vlerat e tij. Po të donte dikush të tregonte se çfarë nuk ka qenë Arbëni atëherë e ka manifestuar me varrimin e tij, me një çorganizimin, me një mungesë bazike të përcjelljes dinjitoze të një njeriu, që kishte vlera të jashtëzakonshme për shqiptarët në tërësi

Publicisti Veton Surroi, në një intervistë dhënë TV Ora news, shpjegon për publikun shqiptar polemikat që ka pasur me ambasadorin amerikan, Dell dhe vizionin e tij për politikën aktuale kosovare. Opozita, sipas tij, duhet të bashkohet kundër qeverisjes Thaçi. Ai heq paralele me Shqipërinë dhe zbulon se kemin të njëjtat plagë shoqërore dhe politike.

A qëndron akuza e ish ambasadorit Dell që ju e përdorët televizionin tuaj për të sulmuar ambasadorin pasi nuk u arrit ambicia juaj për tu bërë president?

Televizioni për fat të mirë është publik, nuk është i fshehur. Gazeta është aty dhe çdo kush mund të vlerësojë se çfarë është politika redaksionale e tyre. Unë nuk mund të përdor, as keqpërdor asnjërën prej këtyre mediumeve, sepse thjesht nuk jam aty. Misioni im ka qenë krijimi i një medie profesionale, që do të mbetet si një institucion edhe pas largimit tim si administrator, por edhe pasi të largohem nga kjo jetë.

A duhet të jap dorëheqjen znj. Jahjaga apo duhet të qëndrojë në atë post?

Mandati i zonjës Jahjaga ka qenë që të rrinte në atë post derisa të krijohet baza e ndryshimeve të reja kushtetuese. Drafti është gati dhe ai mund të hyjë në fuqi në momentin kur fillimisht zonja Jahjaga jep dorëheqjen dhe pastaj partitë politike e votojnë këtë proces dhe e hapin çështjen e presidentit për votë popullore. E mira e të mirës ka qenë që në një proces për shembull sot, zonja Jahjaga meqenëse ka përkrahjen e PDK-s ta tërhiqte këmbën e hajrit dhe tu thoshte që unë po jap dorëheqje dhe po bëhem kandidate e PDK-s. Presidentja në detyrë thotë që nuk ia lejon kushtetuta të japë dorëheqjen. Kjo është pa sens. Kushtetuta përkundrazi lejon dhe sanksionon dorëheqjen. ’mendoni për aksionet e Vetëvendosjes dhe Albin Kurtin? Mendoj se në shumë aspekte janë treguar kreativ dhe kanë treguar dinamikën e vet. Është padyshim një lëvizje politike e cila ka krijuar emblemën e vet. Qëndrimet e tyre janë dinamike. Problemi i tyre është problem i pjesës tjetër të opozitës, që të ndarë mund të kenë një ndikim të kufizuar, të bashkuar mund të kenë një ndikim fondamental për ndryshimin e gjendjes në shoqëri. Opozita duhet të mendojë dhe analizojë dhe të gjejë një emërues të përbashkët. Unë mendoj se emëruesi i përbashkët është ky: Veprimi i PDK, veprimi i zotit Thaçi, qeverisja e tij, janë kontaminues serioz të jetës politike në Kosovë dhe të ardhmërisë së Kosovës. Nëse i’u del kjo analizë opozitarëve atëherë ata duhet të përqendrohen tek eliminimi i shkaqeve të ndotjes së tanishme politike ne Kosovë dhe të ardhmërisë së Kosovës sepse deformimi, kontaminimi i jetës politike të Kosovës me zotin Thaçi dhe me udhëheqjen e tij, do të lënë pasoja për gjeneratat që vijnë. Mënyra sesi e ka udhëhequr këtë vend mund të lërë disa kilometra asfalt, por do lërë gjenerata e gjenerata që do të merren me pasojat negative të kësaj udhëheqjeje.

Ju humbët, Arbën Xhaferrin, mikun tuaj personal, i konsideruar si rilindësi i fundit i shqiptarëve

Arbëni ka qenë shumë më i gjerë intelektualisht. Mos të harrojmë që Arbëni ka pasur një mision si politikan dhe ky ka qenë avancimi i interesit shqiptar në Maqedoni dhe avancimi i interesit shqiptar në Maqedoni është bërë me dy forma. Njëra ka qenë integrimi i këtij interesi së bashku me interesin maqedonas, këtë u përpoq ta bëjë gjatë kohës që ishte në qeverisje, pastaj edhe në konflikt. Për fat të keq ka ndodhur konflikti i armatosur dhe ky konflikt ka avancuar në interesin shqiptar atje. Vizioni i Arbënit ka qenë vizioni i një shqiptarizme europiane, perëndimore. I një identiteti dhe dinjiteti shqiptar. Tani ai mund të quhej nacionalist në Shekullin e 21-të nëse shqiptarët do të ishin të integruar, me dinjitet në jetën e tyre ekonomike politike do të ishin padyshim pjesë jo nacionaliste e Europës së bashkuar. Ka pasur shumë polemika për mënyrën e përcjelljes. Kishte vërtet diçka që i ofendoi ata që morën pjesë? Varrimi i Arbënit ka qenë krejtësisht i kundërt me vlerat e tij. Po të donte dikush të tregonte se çfarë nuk ka qenë Arbëni atëherë e ka manifestuar me varrimin e tij, me një çorganizimin, me një mungesë bazike të përcjelljes dinjitoze të një njeriu, që kishte vlera të jashtëzakonshme për shqiptarët në tërësi. Ai meritonte shumë më tepër krijimtari edhe në përcjelljen e vet si dhe shumë më tepër thellësi intelektuale nga ç’është manifestuar. Ka qenë një fat i keq, tregon në masë të madhe se çfarë ka qenë sfondi në të cilën ka jetuar dhe është përpjekur. Kontrasti shumë i madh midis mendjes së tij dhe anëve negative të ambientit ku ai jetonte.

A mendoni se ka paralele midis politikës së Tiranës dhe Prishtinës?

Ka paralele negative, për të këqija ekziston kapacitet shumë intensiv i të mësuarit nga të dyja anët e kufirit. Një pjesë të keqpërdorimeve të votës nga Kosova e kanë mësuar këtu në Shqipëri dhe besoj tani mund të kenë avancuar ata në Kosovë dhe besoj se këta të Shqipërisë mund të shkojnë të mësojnë andej. Për fat të keq kemi një opsion, jo vetëm të një partie politike, por një opsion të menduarit politik, i cili e shikon politikën si nxjerrje, përfitim personal dhe nga ana tjetër si mundësi e pakufizuar e manipulimit dhe administrimit. Pushteti në Shqipëri dhe Kosovëshikohet si i pakufi, ai nuk e sheh veten të pakontrulluar dhe të pakontrollueshëm. Nga Kushtetuta marrin vetëm faktin se parlamenti duhet të qëndrojë aty 4 vjet. Asgjë tjetër në kushtetutë nuk konsiderohet ose mos të merremi me Kushtetutën, por me konceptin e ndarjes së pushteteve. Nuk ekzistojnë pushtetet e ndara në Shqipëri. Prej kohësh ekziston përpjekja e kontrollit të gjyqësisë, të kontrollit të institucioneve të tjera të pavarura dhe të shërbimeve sekrete. E njëjta gjë në Kosovë. Në Kosovë është pak më keq për shkak se partia që është sot në pushtet duke pasur policinë e saj sekrete me vite të tëra ka bërë atë që quhet një filtrim institucional dhe ka vendosur një shërbim të organizuar në të gjitha pikat e shtetit, pra, edhe sa ka qenë në opozitë ka pasur një mundësi kontrollimi nga agjencia e privatizimit e deri te institucione të tjera. Ky faktor është brengosës sepse tregon për prapakthim në ecjen demokratike të shqiptarëve. Në vend që të ecim përpara dhe të mësohemi me një pushtet të kontrollueshëm, një pushtet, i cili jep përgjegjësi, shqiptarët po mësohen me një pushtet të pakontrollueshëm, i cili reflektohet në jetën ekonomike si kthim i një ekonomie pa konkurrencë. Kjo do të thotë se liritë ekonomike janë cunguar shumë në të dyja anët e kufirit dhe do të veprojnë në ekonomi ato subjekte ekonomike të cilat janë klientë të partisë.

Çfarë mendimi keni për Berishën?

Është krejtësisht irrelevante ajo çfarë mendoj unë për zotin Berisha. Ne po flasim për disa fenomene të cilat janë shumë më të gjera. Shqipëria ka problem të thellë të legjitimitetit jodemokratik dhe pjesë e këtij problemi është dhe zoti Berisha.

Po për zotin Rama?

Po flasim për një periudhë në Shqipëri në të cilën është sanksionuar vjedhja e votës, në të cilën zoti Rama me veprim ose mosveprim e ka legjitimuar ketë si një standard. Problemi i Shqipërisë nuk është se çfarë mendoj unë për Ramën apo për Berishën. Problemi i Shqipërisë është a ka Shqipëria energji të mjaftueshme në partitë në pushtet, në partitë në opozitë, në media që të mbajë njëherë zgjedhje të drejta dhe të lira si dhe të vendosë institucione të pavarura? Ajo çfarë ka ndodhur në Shqipëri në këto vite është që kushdo që të vijë në pushtet pastaj do duhej të merrej me rregullimin e një gjendje të krijuar deri tani. Do ta ketë të vështirë Shqipëria të merret me vite të tëra me ndotjen që është krijuar në sistemin gjyqësor. Aktualisht po shkruaj dhe po kujdesem për djalin tim të vogël, Detin.

Vetëm publicistika, po politika, biznesi?

Kur je në një situatë siç kam qenë unë prej vitit ’88-89, unë nuk mund të shkëputem nga jeta politike, nga e folura publike. Kështu që nuk kam ndërmend të shkëputem. Po përpiqem që të përqendrohem në shkrime të gjata, në libër dhe pastaj do të shohim.

Çfarë libri po shkruani tani?

Letërsi. (INA)

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *