Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdojnë projektet për edukim në Tetovë

Vazhdojnë projektet për edukim në Tetovë

9 shtator-Ndryshe, nga ana e SPB-së së Tetovës në vitin 2011 ishin inicuar 3 kërkesa për kundërvajtje për pesë raste të kundërvatjeve konform ligjit për parandalim të dhunës në ndeshjet sportive dhe sjelljeve të pahijshme në të cilat kanë qenë të involvuar 12 persona.

Edhe këtë vit shkollor Policia e Tetovës në bashkëpunim me shkollat do të vazhdojë dy projektet me karakter edukativ. Bëhet fjalë për projektin “ano në mënyrë sportive, pa dhunë dhe fyerje” si dhe projektin “Preventiva nga keqpërdorimi i drogave”.

Gjatë vitit të kaluar shkollor janë mbajtur ligjërata në shkollat fillore dhe të mesme të Tetovës ku kanë qenë të përfshirë 324 paralele me gjithsej 9538 nxënës të cilët mësojnë në gjuhën shqipe, maqedonase dhe turke.

Qëllimi i këtyre projekteve është që fëmijët të informohen dhe edukohen për nevojën që të përkrahin ekipin e tyre në mënyrë dinjitoze dhe të sillen në mënyrë korekte në stadiume. Arsyet e këtij projekti janë se kohëve të fundit në mësin e grupeve të tifozëve bëjnë pjesë nxënës të shkollave të mesme, kurse në anën tjetër gjithnjë përdorues të drogës paraqiten grupmoshat e reja.

“Në këto ligjërata nxënësit për së afërmi janë njohur me nevojën për anim korrek, por edhe me implikimet ligjore që mund të hasin nëse sillen në mënyrë jokorekte në ndeshjet sportive. Krahas kësaj pjesë e projektit kanë qenë edhe disa takime me përfaqësues të ekipeve tetovare dhe mediave, ku në mënyrë konstruktive është debatuar për dhunën në terenet sportive dhe është shtruar nevoja që bashkërisht të meren masa preventive dhe të tejkalohet e njejta”, deklaroi kryeshefi i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë Shefik Bajrami.

Sipas tij, incidentet që ndodhën në fushat sportive nga ana e tifozerisë së klubeve shqiptare dhe maqedonase, sidomos Shkëndijës dhe Teteksit kanë qenë shkaktarët kryesorë që policia të ndërmarrë hapa konkrete për parandalimin e dhunës në terenet sportive dhe jashta tyre.

Ndryshe, nga ana e SPB-së së Tetovës në vitin 2011 ishin inicuar 3 kërkesa për kundërvajtje për pesë raste të kundërvatjeve konform ligjit për parandalim të dhunës në ndeshjet sportive dhe sjelljeve të pahijshme në të cilat kanë qenë të involvuar 12 persona.

Gjithashtu vitin e kaluar është ngritur një kallxim penal për katër vepra penale ku kanë qenë të përfshirë 11 persona nga të cilët edhe 3 të mitur.

Shumica e atyre sipas policisë ishin tifoz të Shkëndijës.

Projekt tjetër është edhe ligjëratat që mbahen nga ana e inspektorëve të preventivës në shkollat e mesme dhe fillore për keqpërdorimet e drogës tek moshat më të reja.

Për udhëheqësin e policisë së Tetovës Shefik Bajrami, zakonisht kohëve të fundit përdorues të drogës janë edhe moshat e reja dhe në këtë drejtim edukimi i fëmijëve do të ndikojë që rinia të qëndrojë larg këtyre dukurive negative. Bajrami, thekson se projektet e këtilla do të implementohen edhe këtë vit dhe nëse ka efekte pozitive atëherë të njejtit do të ndërpriten.

Në Tetovë dhe Gostivarë viteve të fundit janë shtuar përdoruesit e lëndëve narkotike ku një pjesë e madhe e tyre janë edhe adoleshentë.

Kohë më parë në nivel komunal ka filluar të relizohet projekti “Shkolla të sigurta-ambient harmonik” që realizohet nga ana e komunës së Tetovës në partneritet me misionin e OSBE-së në Maqedoni ndërsa mer pjesë edhe policia e Tetovës.
Nëpërmjet këtij projekti do të përgatitet një dokument i unifikuar për siguri në shkollat e mesme të Tetovës, i cili më pas do të implementohet gjatë këtij viti shkollor.(Urim Hasipi)

Vërejtje:Çdo tekst I huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *