Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdon tele-drama për tabelat e shkollave në Çair

Vazhdon tele-drama për tabelat e shkollave në Çair

18 shtator-“Do të vazhdojnë të ndërmerren masat e tilla. I propozoj Komunës së Çairit se është e nevojshme që të procedojnë në pajtim me rekomandimet e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit dhe në pajtim me rregullat ligjore në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Kralev.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev gjatë vizitës së ditës së martë në Shtip theksoi se nuk ka çfarë të komentojë pas njoftimit të së hënës të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit për tabelat e reja në shkollat në Komunën e Çairit, sepse sipas tij janë marrë të gjitha masat në pajtim me rregullativën ligjore. “Do të vazhdojnë të ndërmerren masat e tilla. I propozoj Komunës së Çairit se është e nevojshme që të procedojnë në pajtim me rekomandimet e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit dhe në pajtim me rregullat ligjore në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Kralev. Ai e dënoi interpretimin e himnit shqiptar në Universitetin e Tetovës. “Ne e dënojmë këtë akt, sepse bëhet fjalë për Universitetet shtetëror dhe në të tilla evenimente duhet që të intonohet himni shtetëror. Kjo nuk është rregullativë ligjore dhe lëndë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, institucionet kompetente janë ato që duhet të vendosin nëse do të procedojnë në pajtim me ligjet”, tha Kralev. I pyetur nëse kanë koordinime të përbashkëta me zëvendësministrin, Kralev u përgjigj se kanë koordinime për aktivitetet vijuese për projektet, që realizohen në sferën e arsimit.Kryetari i Komunës Çair, Izet Mexhiti, nuk ka pritur shumë për t’iu kundërpërgjigjur padive të Inspektoratit dhe kërkesës për të shkarkuar drejtorët e katër shkollave të riemërtuara.

Mexhiti në një prononcim për mediat tha se do të kërkojë shkarkimin e ministrit për Arsim dhe Shkencë, Pançe Kralev, sepse nuk i ka shqyrtuar në kohë kërkesat e Komunës për ndryshimin e emrave të katër shkollave.

“Ne në adresë të ministrit moti kohë kemi dërguar kërkesën për ndryshimin e emrave, por ai na ka injoruar me vite, ndërsa në mënyrë të shpejtë reagoi kur ato i ndryshuam. Kërkojmë shkarkimin e tij, për shkak se ka shkelur ligjin, gjegjësisht nenin 77 të Ligjit për pushtetin lokal, që thotë se në afat prej 60 ditëve në rast se nuk ka përgjigje për kërkesën, atëherë vendimi i komunës është pozitiv. Edhe ne do të fillojmë procedurën ligjore gjyqësore për shkarkimin e ministrit Kralev”, deklaroi kryetari i komunës Izet Mexhiti.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *