Home / Lajme / Maqedoni / Vazhfon debati i komisionit për ligjin për ish forcat e sigurisë

Vazhfon debati i komisionit për ligjin për ish forcat e sigurisë

10 shtator-Përkrahje për ligjin dha edhe partia opozitare LSDM, ndërsa partitë shqiptare në parlament ishin kundër tij me arsyetimin se ai është ligj antishqiptar, diskriminuas si dhe se është i dëmshëm për jetën multietnike dhe të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë

Komsioni i Kuvendit për punë dhe politikë sociale në seancën e sotme do ta vazhdojë debatin për propozim ligjin për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të ish forcave të sigurisë të Republikës së Maqedosë dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, të filluar javën e kaluar.

Ligjin në Kuvend e parashtroi grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së.

Përkrahje për ligjin dha edhe partia opozitare LSDM, ndërsa partitë shqiptare në parlament ishin kundër tij me arsyetimin se ai është ligj antishqiptar, diskriminuas si dhe se është i dëmshëm për jetën multietnike dhe të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë

Nga BDI-ja paralajmërojnë se do të përdorin të gjitha mjetet administrative, procedurale dhe teknike që kanë në dispozicion që ta pengojnë miratimin e këtij ligji.

Kuvendi për propozim-ligjin do të debatojë me procedurë të rregullt, që nënkupton se fillimisht duhet që të shqyrtohet nga komisioni i mbrojtjes dhe sigurisë dhe komisioni për sisitem politik. Pasi që këto komisione do ta konfirmojnë nevojën e miratimit të një ligji të tillë, më pas duhet që të votojnë deputetët. Në fazën e dytë të njëjtat komisione do të debatojnë nëse do të vendosen amendamente, dhe më pas ligji shkon në seancë parlamentare.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *