Home / Lajme / Maqedoni / Vërejtjet e SHGM-së dhe Sindikatës së gazetarëve për nenin 23 do të shqyrtohen

Vërejtjet e SHGM-së dhe Sindikatës së gazetarëve për nenin 23 do të shqyrtohen

28 shtator-Për atë nëse mund të fshihet ky nen, Bexheti thotë se “formale ligjore çdoherë ka mënyra për atë, por duhet mirë të analizohet nëse do të arrihet qëllimi”.

Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti deklaroi se do të shqyrtohen vërejtjet e Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikatës së Gazetarëve për nenin 23 nga Propozim-ligji për përgjegjësi qytetare për fyerje dhe shpifje, sipas të cilit Gjykata do të ketë mundësi të japë masë kohore që të ndalojë shkruarje të storjes gazetareske derisa nuk përfundon procesi gjyqësor në rast se gjykata vlerëson se ka momente të shpifjes.

“Ne për këtë problematikë të rëndësishme punuam së bashku me SHGM-në dhe që është më me rëndësi Këshilli i Evropës angazhoi ekspert dhe dy herë e parashtruam ligjin deri te ai ekspert. Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria çdoherë është e hapur për nisma të reja. E dëgjuam edhe atë nismë edhe si të tjerat deri tani do të analizohen”, tha Bexheti i pyetur sa është i përgatitur të intervenohet në atë nen dhe cila është tani mënyra në të cilën mund të intervenohet, pas fjalimin e sotëm në Konferencën ndërkombëtare – seancën e Komisionit për çështje evropiane të Unionit ndërkombëtar të noteriatit latin.

Për atë nëse mund të fshihet ky nen, Bexheti thotë se “formale ligjore çdoherë ka mënyra për atë, por duhet mirë të analizohet nëse do të arrihet qëllimi”.

“Në këtë situatë kur Maqedonia është radhën e shteteve më liberale në qasjen të cilin e ofron ligji, konsideroj se nuk duhet të përshepjtohemi, por seriozisht t’i rianalizojmë të gjitha mendimet dhe qëndrimet”, tha ministri Blerim Bexheti.

Propozim-ligji për përgjegjësi qytetare për ofendim dhe shpifje këtë javë ka hyrë në procedurë kuvendore.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *