Home / Lajme / Maqedoni / Xhaferi me heshtje kundër ligjit për forcat e sigurisë

Xhaferi me heshtje kundër ligjit për forcat e sigurisë

14 shtator-Në marrjen e fjalës nga kryetarja e Komisionit, Cvetanka Ivanova, Xhaferi filloi me heshtje. Ai u shpreh se përderisa dikush e ndërpret, e fiton të drejtën edhe për një orë heshtje.

Bashkërenduesi i grupit të deputetëve të BDI-së Talat Xhaferi, diaskutimin e tij disaorësh në seancën e Komisionit të Kuvendit për punë dhe politikë sociale të filluar para disa ditëve, sot e vazhdoi me heshtje në foltore.

Në marrjen e fjalës nga kryetarja e Komisionit, Cvetanka Ivanova, Xhaferi filloi me heshtje. Ai u shpreh se përderisa dikush e ndërpret, e fiton të drejtën edhe për një orë heshtje.

Ivanovi tha se deputeti ka të drejtë të këtillë, por potencoi se Xhaferi duhet me korrektësi dhe seriozitet të sillet ndaj Komisionit.

Xhaferi duke tentuar ta bllokojë miratimin e ligjit për forcat e sigurisë para disa ditëve në seancën e këtij Komisioni mbajti fjalim tetë e orë e gjysmë, duke shpjeguar Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit.

Në Rregullore nuk ka dispozitë që lejon ose ndalon si një deputet ta shfrytëzojë diskutimin e tij – me fjalim ose heshtje. Seanca e Komisionit për punë dhe politikë sociale, siç paralajmëroi deputetja Cvetanka Ivanova, do të vazhdojë edhe nesër

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *