Home / Sport / Zendeli dhe Osmani kundër Shkëndijës

Zendeli dhe Osmani kundër Shkëndijës

“Kam kaluar kohë të paharueshme te Shkëndija dhe kjo mbetet në zemrën time. Shkëndija ka publik të mrekullueshëm që mbesin tifozeria ime e preferuar, ndërsa asnjëherë nuk u’a haroj pritjen që më bënë sezonin e kaluar, kur unë isha pjesë e Renovës. 90-të minuta do luajmë për të mbrojtur nderin tonë, ndërsa pas ndeshjes vazhdon miqësia jonë e pakontestueshme”, deklaroi portieri i Renovës, Suat Zendeli, njëri ndër pikat kyce te Shkëndijës në fitimin e titullit të kampionit dy vite më parë, ndërsa sezonin e kaluar ishte ndër më të merituarit që Renova fitoi Kupën.

Ndeshja e të shtunës do të sjellë një moment interesant, kur për herë të parë kundër Shkëndijës do të luajë portieri shkupjan Suat Zendeli. Gardiani më i suksesshëm në historinë e ‘kuqezinjëve’ verën e kaluar nga Shkëndija u transferua në Rumani te Petrolul Ploiesit, ndërsa më pas u rikthy në Maqedoni te Renova. Sezonin e kaluar në takimin Shkëdija-Renova, Zendeli u la nga pankinë nga trajneri i atëhershëm Kostov, ndërsa tani pritet që për herë të parë të jetë kundër Shkëndijës. “Shpresoj të jetë një ndeshje cilësore dhe korekte, të kënaqim publikun me futboll kualitativ dhe të bëjmë që të fitojë futbolli shqiptar. Pikët le t’i takojnë skuadrës me më shumë fat sportiv, pasi derbit e këtilla vendosen nga motivacioni momental. Kam kaluar kohë të paharueshme te Shkëndija dhe kjo mbetet në zemrën time. Shkëndija ka publik të mrekullueshëm që mbesin tifozeria ime e preferuar, ndërsa asnjëherë nuk u’a haroj pritjen që më bënë sezonin e kaluar, kur unë isha pjesë e Renovës. 90-të minuta do luajmë për të mbrojtur nderin tonë, ndërsa pas ndeshjes vazhdon miqësia jonë e pakontestueshme”, deklaroi portieri i Renovës, Suat Zendeli, njëri ndër pikat kyce te Shkëndijës në fitimin e titullit të kampionit dy vite më parë, ndërsa sezonin e kaluar ishte ndër më të merituarit që Renova fitoi Kupën. Situatë e njëjtë edhe me trajnerin Qatip Osmani. Njeriu që drejtoi Shkëndijën drejt titullit të kampionit, tani është në pjesën kundërshtare dhe për herë të parë do luajë kundër ekipit ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës si futbollist dhe si trajner.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *