Home / Lajme / Maqedoni / Zëvendëskryeministri Xhaferi në Uashington realizoi takim me Filip Rikerin

Zëvendëskryeministri Xhaferi në Uashington realizoi takim me Filip Rikerin

26 shtator-“Qeveria e Republikës së Maqedonisë është zotuar që të zgjidhë statusin e të rënëve gjatë konfliktit të vitit 2001 dhe familjarëve të tyre. Ky obligim është i formuluar saktë në raportin që Qeveria e Maqedonisë ia dërgoi Komisionit Evropian në fund të qershorit, në lidhje me atë se çfarë është arritur 10 vitet e fundit me Marrëveshjen e Ohrit”, ka theksuar Xhaferi,.

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Musa Xhaferi sot në zyrat e Departamentit të Shtetit, u takua me zëvendësndihmës sekretarin e SHBA-së, Filip Riker.

Xhaferi gjatë takimit e ka informuar Rikerin për situatat aktuale në në Republikën e Maqedonisë, me theks të veçantë mbi debatin për Ligjin për ish-forcat e sigurisë së Maqedonisë, çështjen e emërtimit të shkollave, krizën ekonomike në vend, e të tjera.

Në takim, siç thuhet në kumtesën e sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, u bisedua edhe lidhur me tensionimet e fundit në marrëdhëniet ndëretnike, si dhe si janë trajtuar alternativat e ndryshme për daljen nga kjo situatë.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë është zotuar që të zgjidhë statusin e të rënëve gjatë konfliktit të vitit 2001 dhe familjarëve të tyre. Ky obligim është i formuluar saktë në raportin që Qeveria e Maqedonisë ia dërgoi Komisionit Evropian në fund të qershorit, në lidhje me atë se çfarë është arritur 10 vitet e fundit me Marrëveshjen e Ohrit”, ka theksuar Xhaferi,.

Ai shtoi se propozim ligji në parlament është në kundërshtim me qëndrimet e Qeverisë dhe i diferencon palët mbi baza etnike.

Ndihmëssekretari i shtetit amerikan, Filip Riker ka theksuar se SHBA-ja është mik që kanë ndihmuar Maqedoninë në të gjitha proceset dhe do të vazhdojnë ta ndihmojnë, por liderët politik të Maqedonisë duhet vetë të ballafaqohen e të gjejnë zgjidhje për sfidat ekzistuese, siç është edhe zgjidhja e kontestit rreth emrit me palën greke. Nje zgjidhje e pranueshme për të dyja palët do t’i jepte Maqedonisë mundësinë për anëtarësim në NATO dhe me të edhe një perspektiv të re.

Takimi Xhaferri – Server në Uashington

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferri gjatë vizitës së tij në Uashington, zhvilloi një takim me analistin dhe ekspertin e dalluar për ceshtje ballkanike Daniel Serëer në Institutin për studime të avanciuara ndërkombëtare “John Hopkins”.

Xhaferri ka prezantuar zhvillimet politike në Maqedoni dhe rajon përmes një teme “Qasja e Maqedonisë ndaj marrëdhënieve ndëretnike dhe roli i Marrëveshjes së Ohrit”.

Zëvendëskryeministri Xhaferri ka nënvizuar se një decentralizim adekuat do të ndihmonte përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend, duke pasur parasysh se me përforcimin e kompetencave të autoriteteve lokale në procesin e vendimarrjes në sfera të ndryshme, sic janë arsimi, programet mësimore, kultura, etj.

Gjatë debatit u konstatua se tendenca ekzistuese rreth zgjidhjes së cështjes së emrit e ka izoluar Maqedoninë, gjë që bart me vete edhe rrezikun për tensione të brendshme ndëretnike, përshkak të mos-perspektivës euro-atlantike të vendit.

“Zbatimi i plotë i Marrëveshjes kornize së Ohrit, si në formë ashtu edhe në frymën e saj, mbetet element i rëndesishëm që lehtëson rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së, dhe shërben si urë lidhëse midis dy komuniteteve më të mëdha në vend”, theksoi zëvendëskryeministri Xhaferri.

Ndërkohë, gjatë vizitës në SHBA, zëvendëskryeministri Xhaferri në Çikago ka realizuar takim me diasporën shqiptare, ndërsa në Nju Jork ka marrë pjesë në evenimentin e 16-të të “Gala Çmimeve” (16th Annual Aëards Gala). Ky eveniment u organizua nga Këshilli Nacional shqiptaro-amerikan në vazhdën e aktiviteteve me rastin e shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë dhe Flamurit kombëtarë.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *