Home / Lajme / Maqedoni / ZGJOHU deputetëve: Ligji i ‘Branitellave’ nuk kalon

ZGJOHU deputetëve: Ligji i ‘Branitellave’ nuk kalon

10 shtator-Lëvizja ZGJOHU! është thellë e bindur që elitat maqedonase duhet ti bashkangjitën fushatës “Ligji nuk kalon” në mënyrë që të kontribuojnë për shtetin e tyre dhe ti thënë jo marrëzisë që na kthen para vitit 2001, në kohën e margjinalizimit, majorizimit dhe rikthimit të kategorizimit të qytetarëve në qytetarë të rendit të dytë dhe mbivotimit të komuniteteve.

Sot, Lëvizja Qytetare ZGJOHU! vazhdoi aktivitetet në kuadër të fushatës kundër miratimit të ligjit për “branitella” me parullën “Ligji nuk kalon”.

Aktiviteti i parë ishte debati me profesor univerzitar të titulluar “Pajtim ose Paragjykim”, ndërsa sot, me rastin e fillimit të debatit parlamentar, vijojmë fushatën me këtë aktivitet simbolik që përfshin shpërndarje të fletëpalosjeve kundër ligjit për branitella dhe të parët që pranuan këto fletëpalosje me porosinë “Ligji nuk kalon” janë vetë deputetët e Parlamentit të Maqedonisë.

Lëvizja ZGJOHU! bashkë me të gjitha forcat që ia duan të mirën këtij vendi, janë kategorikisht kundër miratimit të një propozim ligji për forcat e sigurisë të involvuara në luftën e vitit 2001, që taksativisht përjashton mundësinë e përfshirjes edhe të luftëtarëve të UÇKsë në këtë ligj.

Lëvizja ZGJOHU! është thellë e bindur që elitat maqedonase duhet ti bashkangjitën fushatës “Ligji nuk kalon” në mënyrë që të kontribuojnë për shtetin e tyre dhe ti thënë jo marrëzisë që na kthen para vitit 2001, në kohën e margjinalizimit, majorizimit dhe rikthimit të kategorizimit të qytetarëve në qytetarë të rendit të dytë dhe mbivotimit të komuniteteve.

Ky ligj është kundër marrëveshjës së Ohrit, e cila solli paqën, ardhmërinë euroatlantike, stabilitetin dhe përkrahjën ndërkombëtare dhe nësë miratohet, sjell izolim, acarim, urrejtje ndëretnike dhe ndarje në blloqe etnike me pasoja të paparashikueshme.

Lëvizja ZGJOHU! përshëndet bashkëpunimin e partive shqiptare kundër tendencës për diferencim dhe diskrimin institucional jo vetëm të pjesëmarrësve në luftën e vitit 2001, por edhe gjithë shqiptarëve në përgjithësi.

ZGJOHU! njëkohësisht fton edhe partitë politike maqedonase ti thonë JO kësaj marrëzie të quajtur ligj për “branitella” dhe shpreson që elitat maqedonase do të vetëdijësohen më në fund për ardhmërinë e këtij vendi.

Politikanët në Maqedoni duhet ta kenë kuptuar që pas vitit 2001 në Maqedoninë e re, asnjë ligj, vendim ose proekt shtetëror nuk guxon të kalojë pa konsenzus midis dy komuniteteve shumicë në vend

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *