Home / Sport / Zidan-Materaci, statujë në mes të Parisit!

Zidan-Materaci, statujë në mes të Parisit!

Goditja e famshme me kokë e Zinedin Zidan ndaj Marko Materaci në finalen e Kupës së Botës të Gjermani 2006 është bërë objekt i një statujë 5 metra të lartë e cila është vendosur në një nga zonat më të njohura të Parisit.

Që nga dita e djeshme, skulptura prej bronzi e ndërtuar nga artisti algjerian Abdel Abdesemed, është sistemuar në sheshin e madh të “Centre Pompidou”, muzeut të artit modern dhe bashkëkohor të Parisit, në qendër të kryeqytetit francez.

Statuja është kthyer menjëherë në një objekt kulti në Paris me qindra turistë nga e gjithë bota që kanë shfrytëzuar rastin për të bërë fotografi para kësaj vepre arti e cila mban pikërisht titullin “Coup de tete” (Gjuajtje me kokë).

Ajo kujton finalen e famshme ku Italia fitoi Kampionatin Botëror të futbollit ndoshta pikërisht për shkak të gjestit të futbollistit francez i cili la skuadrën e tij me 10 lojtarë në minutat e fundit të shtesës dhe nuk mori pjesë në gjuajtjen e 11-metërshave.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *