Home / Lajme / Maqedoni / Zjarre të reja në Tetovë dhe Gostivar

Zjarre të reja në Tetovë dhe Gostivar

2 shtator-Aktivë janë zjarret në komunën e Tetovës në fshatrat Vejce drejt fshatit Sellcë, komunën e Makedonski Brodit në fshatin Vollçe në vendin e quajtur Cërkvica në shpetet e Suva Gorës, komunën e Koçanit në fshatrat Kostin Doll dhe Polaqi drejt Vranincit, komunën e Çashkës në fshatin Orashe në vendin e quajtur Orashka Çuka dhe në fshatin Bogomillë

Në territorin e Republikës së Maqedonisë deri në orën 11:00 janë regjistruar tetë zjarre aktivë, kumtoi Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Aktivë janë zjarret në komunën e Tetovës në fshatrat Vejce drejt fshatit Sellcë, komunën e Makedonski Brodit në fshatin Vollçe në vendin e quajtur Cërkvica në shpetet e Suva Gorës, komunën e Koçanit në fshatrat Kostin Doll dhe Polaqi drejt Vranincit, komunën e Çashkës në fshatin Orashe në vendin e quajtur Orashka Çuka dhe në fshatin Bogomillë, komunën e Novacit në fshatrat Dobroven dhe Soviq si dhe në komunën e Gjevgjelisë ku zjarri është aktiv, por është nën kongroll. Ende janë aktivë edhe zjarret në komunën e Jegunovcit në fshatin Vratnicë dhe në komunën e Stideniçanit në fshatin Gaber.

Janë lokalizuar zjarret në parkun nacional “Jasen”, në komunën e Strugës në fshatin Raduç në malin Jabllanicë si dhe në komunën e Sopishtes në fshatrat Patishka Rekë dhe Drazhillovë, Janë shuar zjarret në komunën e Gostivarit në fshatrat Llakavicë dhe Mitrovi Kërsti dhe zjarri në komunën e Prilepit në fshatin Careviq në vendin e quajtur Majnov Doll

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *