Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti merr pjesë në punimet e Konventës së LSI-së në Tiranë

Ahmeti merr pjesë në punimet e Konventës së LSI-së në Tiranë

27 tetor-“Ne i gëzohemi faktit që Lëvizja Socialiste për Integrim është prej vitesh me një status gjithnjë e më të konsoliduar në veprimin politik në Shqipëri. Ne gëzohemi për këtë rritje, sepse LSI është një faktor politik që e ka shëndoshur gjendjen politike brenda vendit dhe ka ndikuar për mirë edhe në jetën e shqiptarëve në Maqedoni e më gjerë, kudo ku ata jetojnë në trojet e tyre amtare.”, thotë Ahmeti në fjalimin e tij.

Kryetarti i Bashkimit Demokratik për Integrim në fjalimin e tij në Konventën e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) në Tiranë, në emrin e tij personal dhe të BDI-së i përshëndeti punimet e kësaj konvente si dhe njëkohësisht i uroi suksese Ilir Metës në mandatin e dytë si kryetar i kësaj partie

“Ne i gëzohemi faktit që Lëvizja Socialiste për Integrim është prej vitesh me një status gjithnjë e më të konsoliduar në veprimin politik në Shqipëri. Ne gëzohemi për këtë rritje, sepse LSI është një faktor politik që e ka shëndoshur gjendjen politike brenda vendit dhe ka ndikuar për mirë edhe në jetën e shqiptarëve në Maqedoni e më gjerë, kudo ku ata jetojnë në trojet e tyre amtare.”, thotë Ahmeti në fjalimin e tij.

“Unë personalisht kam një privilegj që më bën krenar: jam njohur me lidershipin e partisë suaj në kohëra shumë të vështira, atëherë kur ende mendohej se Jugosllavia do të ishte e përjetshme, atëherë kur vetëm një pakicë luftonte për liri, atëherë kur të mbështesje lëvizjen çlirimtare do të thoshte të rrezikoje jo vetëm politikisht, por edhe individualisht. Ilir Meta, Luan Rama dhe shumë të tjerë, protagonistë të sotëm të LSI, kanë qenë nga ata politikanë të guximshëm që ishin me këtë lëvizje kur ende rruga e rezistencës cilësohej terroriste, ultramarksiste dhe fondamentaliste. Këto lidhje kohësh të vështira, ky solidaritet në një moment prove, i bën marrëdhëniet tona jo vetëm politikisht të qendrueshme, por edhe në pikëpamjen njerëzore të sprovuara”, shton Ahmeti.

“BDI-ja sheh tek LSI një faktor politik që ka marrë përgjegjësi ekuilibruese në jetën e vendit, që është bërë realizuese e kohezionit social dhe ka mundësuar mbrojtjen e Shqipërisë prej krizave eventuale të institucionalizimit të pushteteve. Kjo është shumë e rëndësishme edhe për ne, sepse një Shqipëri e qendrueshme është inkurajuese për gjithë shqiptarët kudo në Ballkan.
Ne u jemi mirënjohës atyre partive politike që kanë zbatuar marrëveshjen, kompromisin, dialogun, për të mos lejuar situata të keqqeverisjes në Shqipëri. Sepse çdo hap i qortueshëm në Shqipëri, çdo shenjë e keqqeverisjes, çdo cenim i kohezionit social, ka ndikim të drejtpërdrejtë negativ edhe në jetën tonë”, thekson kryetari i BDI-së duke thënë se BDI do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjitha partitë politike shqiptare që punojnë për emrin e Shqipërisë sonë, për identitetin dhe dinjitetin e saj, për forcimin e pozitës së shqiptarëve në rajon e në botë.

“Ne urojmë që LSI të vazhdojë të kryejë misionin e saj, si parti e integrimit, jo vetëm e integrimit europian por edhe e integrimit të brendshëm; si parti e stabilitetit politik të vendit, si parti e krijimit të urave politike ndërpartiake aq të domosdoshme për Shqipërinë e sotme, që e nesërmja e saj të jetë ashtu siç e dëshironi dhe po punoni ju veprimtarët e LSI-së, por siç e duam edhe ne shqiptarët që jetojmë në Maqedoni, në Kosovë dhe Luginën e Preshevës, në Mal të Zi e gjithkund tjetër nëpër botë”.

“Kjo Konventë që mblidhet pas një fushatë dhe garë model që ju zhvilluat duke e zgjedhur Kryetarin përmes parimit një anëtar, një votë të cilën unë e kam ndjekur me shumë vëmendje, do të ndikojë në rritjen e brendshme të LSI-së, që është një parti ekuilibruese në jetën e Shqipërisë shtetërore, e cila sivjet feston bashkë me ne, njëqindvjetorin e Pavarësisë.
Le të shohim bashkërisht përpara, si dy parti për integrimin, si dy parti që punojnë për një bashkim shqiptar me kryeqytet të përbashkët Brukselin europian” përfundon fjalimin e tij lideri i BDI-së Ali Ahmet

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *