Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takoi diplomatë gjerman

Ahmeti takoi diplomatë gjerman

29 tetor-Kryetari Ahmeti gjithashtu foli edhe rreth nevojës së arritjes së konsenzusit etnik dhe politik për miratimin e ligjeve në Kuvend dhe që BDI po shfrytëzon mekanizmat demokratik që i mundëson Kushtetuta dhe Rregullorja për të parandaluar miratimin e ligjeve të njëanshme.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e partisë në Tetovë Drejtorin për marrëdhënie të jashtme të BE si dhe marrëdhënie me vendet anëtare të BE pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Peter Schoof, dhe Ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni, Gudrun Shtajnaker.

Në takim u diskutua rreth zhvillimeve politike në vend dhe në rajon, me theks të veçantë mbi proceset integruese të vendit në NATO dhe në Bashkimin Evropian, çështjeve ndëretnike, marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe zgjidhjen e çështjes së emrit.
Schoof theksoi që Berlini mbështet fuqishëm integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe Gjermania mbetet një nga aleatët e Maqedonisë në këtë rrugëtim të vendit drejt të ardhmës euroatlantike.

Kryetari Ahmeti çmoi lartë rolin e Gjermanisë, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon, duke theksuar që sukseset në këtë vend janë të përbashkëta, të vendorëve dhe të komunitetit ndërkombëtar. Lideri i BDIsë tha se BE dhe NATO për ne janë një ideal, qëllim madhor, dhe përskaj vështirësive, BEja paraqet një shembull të shkëlqyr për Ballkanin Perendimor për të arritur pajtimin duke ndjekur shembullim e pajtimit të Gjermanisë me Poloninë, Francën, etj. Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa u bashkuar Evropa, ndërsa Evropa bashkohet atëherë kur edhe Ballkani do të bëhet pjesë e shtëpisë së përbashkët.

Kryetari Ahmeti kërkoi angazhimin e drejtëpërdrejt të Gjermanisë në zgjidhjen e kontestit me fqiun jugor, Greqinë, për të larguar çdo pengesë në rrugën tone drejt Brukselit dhe për ta kurorëzuar suksesin e përbashkët që do ta stabilizojë jo vetëm Maqedoninë, por edhe rajonin. Schoof theksoi që Berlini ndan të njejtin vizion për integrimin e Maqedonisë dhe të Ballkanit Perendimor në Bashkimin Evropian.

Më tej, Kryetari Ahmeti njohtoi diplomatin e lartë gjerman rreth zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimit të drejte dhe adekuat të shqiptarëve, nevojën për avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe në përputhje me Kushtetutën e vendit, etj. Kryetari Ahmeti gjithashtu foli edhe rreth nevojës së arritjes së konsenzusit etnik dhe politik për miratimin e ligjeve në Kuvend dhe që BDI po shfrytëzon mekanizmat demokratik që i mundëson Kushtetuta dhe Rregullorja për të parandaluar miratimin e ligjeve të njëanshme.

Bashkëbiseduesit gjithashtu folën për situatën në rajon dhe u pajtuan që stabilizimi i rajonit të Ballkanit perendimor arrihet në Bruksel dhe me pajtim të ndërsjellë. Zgjidhja nuk është në ndryshimin e kufijve, por në integrimin e vendeve tona në BE dhe NATO.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *