Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takon Jonas Jonson

Ahmeti takon Jonas Jonson

24 tetor-Në lidhje me raportin e progresit për Maqedoninë, Lideri Ahmeti përsëriti vlerësimin se ky raport paraqet një pasqyrë reale të rrethanave në vend dhe fokusohet në disa shtylla kryesore siq janë marrëdhëniet ndërfqinjesore dhe zgjidhja e çështjes së emrit, marrëdhënie të shëndosha ndëretnike si dhe vijimi i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar z. Jonas Jonson, drejtor i Drejtorisë për Ballkanin Perëndimor të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Bashkëbiseduesit shtjelluan tema aktuale politike në vend duke u fokusuar rreth raportit të progresit dhe detyrat që duhet të plotësohen nga Maqedonia në vigjilje të samitit të Bashkimit Evropian në Dhjetor si dhe rëndësinë e zgjidhjes së çështjes së emrit.

Mysafiri nga Brukseli theksoi që hapat që do të ndërmirrën nga vendi ynë para samitit të BE janë të një rëndësie të madhe sepse konstruktiviteti vendor do ta plotësonte optimizmin që po mbreterën tek miqtë e Maqedonisë. Marrëdhëniet ndërfqinjësore dhe në veqanti zgjidhja e çështjes së emrit, mbeten ndër sfidat kryesore të Maqedonisë.

Stabiliteti politik dhe institucional i vendit është gjithashtu një parakusht për të mundësuar përparim në konkluzat nga samiti i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Sa i përket Ligjit selektiv për forcat e sigurisë, Kryetari u shpreh që Bashkimi Demokratik për Integrim do të vë në përdorim të gjitha mekanizmat kushtetues dhe demokratik për të penguar miratimin e një ligji selektiv. Kryetari Ahmeti theksoi që ky ligj kërkon konsenzus etnik dhe politik në mënyrë që ti përfshijë të gjitha palët e përfshira, ashtu siq parashihet edhe në raportin e Qeverisë drejtuar Komisionit Evropian rreth zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Ky raport thekson që duhet të gjindet një zgjidhje për të gjithë të përfshirët në konfliktin e vitit 2001.

Në lidhje me raportin e progresit për Maqedoninë, Lideri Ahmeti përsëriti vlerësimin se ky raport paraqet një pasqyrë reale të rrethanave në vend dhe fokusohet në disa shtylla kryesore siq janë marrëdhëniet ndërfqinjesore dhe zgjidhja e çështjes së emrit, marrëdhënie të shëndosha ndëretnike si dhe vijimi i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Kryetari Ahmeti më tej theksoi që çdo vonesë në zgjidhjen e çështjes së emrit shkakton vonesa edhe në proceset integruese euroatlantike si dhe rëndon situatën e brendshme bashkë me zhvillimin ekonomik të vendit.TV KOHA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *