Home / Sport / Alba: Franca, shumë e fuqishme

Alba: Franca, shumë e fuqishme

Jordi Alba thotë se Franca ishte shumë e fuqishme për Spanjën në pjesën e dytë, në barazimin e mbrëmshëm 1-1 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Ylli i Real Madridit, Sergio Ramos, i dha avantazhin Spanjës herët në pjesën e parë, por sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud, shënoi në minutën e katërt shtesë të takimit për të barazuar rezultatin.

“Ekipi është i uritur dhe ne u përpoqëm të fitojmë kundër Francës. Por asnjë nuk është vendosur, dhe ka edhe më shumë rivalë që mund të na i vështirësojnë gjërat”.

“Ne e kontrolluam pjesën e parë, ne humbëm një penalti (nga Cesc Fabregas) dhe kjo ishte e kushtueshme. Gjatë pjesës së dytë Franca ishte shumë e fuqishme, edhe pse nuk e di nëse kjo ishte si rezultat i lodhjes tonë”, ka thënë 23-vjeçari.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *