Home / Sport / Allegri i pakënaqur me gjyqtarin

Allegri i pakënaqur me gjyqtarin

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka kritikuar gjyqtarin Paolo Valeri, pas disfatës nga Interi në derbin e mbrëmshëm të Serie A.

“Unë kurrë nuk flas për gjyqtarët. Por, tash më duhet. Gjyqtari veproi gabimisht në këtë ndeshje”.

“Në pjesën e parë ai bëri një gabim teknik. Ai fishkëlleu për pauzën mes pjesëve 12 sekonda më herët. Pastaj kishte një faull ndaj lojtarët të fundit, Emanuelson, që u dha kundër tij”.

“Kishte ndoshta një penalti në Robinhon, kartoni i kuq ndaj Nagatomo ishte i qartë, pasi ai nuk mund t’i jepte atij edhe një kartonin tjetër të verdhë për këtë”.

“Ky nuk është një arsyetim dhe mbase sot gjyqtari ishte i pafat, por incidentet ishin vërtet të dukshme”, ka thënë Allegri për Corriere della Sera. /Telegrafi/

Ish-tekniku i Cagliarit po ashtu ka shprehur habinë pasi gjyqtari anuloi golin e Riccardo Montolivo për faull në portierin Samir Handanovic.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *