Home / Sport / Allegri lavdëron lojtarët e Milanit

Allegri lavdëron lojtarët e Milanit

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, është plot lëvdata për ekipin e tij pas fitores 3-2 ndaj Zenit Zt Petersburg në Ligën e Kampionëve.

“Është një fitore e rëndësishme, por jam i bindur se ky grup do të vendoset vetëm në fund të fazës”.

“Pjesa e parë ishte shumë e mirë, pastaj Zenit bëri disa ndryshime taktike dhe nuk na lejoi neve të luajmë më shumë. Më duhet t’i lavdëroj djelmoshat, pasi ne vazhduam ta kërkojmë fitoren gjatë gjithë ndeshjes”.

“Abbiati bëri disa mbrojtje të shkëlqyeshme në pjesën e parë dhe të dytë. Ai është një portier i mahnitshëm i cili në dy vitet e mia te Milani ka bërë gjëra të mrekullueshme. Çdokush bën gabime ndonjëherë, por një gabim i portierit gjithmonë lartësohet më shumë se të tjerët”, ka thënë Allegri.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *