Home / Sport / Anglia dhe Spanja shënojnë shumë gola

Anglia dhe Spanja shënojnë shumë gola

Përfaqësuesja e Anglisë nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e Grupit H, ndaj San Marinos duke fituar me rezultat 5-0.

Serinë e golave e filloi kapiteni Wayne Rooney me një realizim nga penaltia (35’). Dy minuta më pas Danny Welbeck e dyfishoi epërsinë (37’).

Në pjesën e dytë, kapiteni i Anglisë në këtë ndeshje shënoi edhe golin e dytë personal (70’) dhe për çudi sërish pas dy minutave reagoi Welbeck për ta ngritur epërsinë në 4-0 (72’).

Rezultatin përfundimtar e vendosi futbollisti i Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain (77’).
Fitore të lartë prej 4-0 ka shënuar edhe Spanja në kuadër të Grupit I, si mysafir i Bjellorusisë.

Anësori i Barcelonës, Pedro Rodriguez, shënoi het trik (20’, 69 dhe 72’), ndërsa golin e parë e shënoi futbollisti tjetër blaugran, Jordi Alba (12’).

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *